Dhuna në familje ka njohur rritje të denoncimeve në polici, teksa konfliktet brenda familjes vazhdojnë të nxisin krimin. Avokatja Vjollca Pustina tregon për Report Tv se gjendja e dobët ekonomike dhe faktorët socialë si: bixhozi, pirja e alkoolit etj, po ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve.
Sipas Pustinës, denoncimet në polici duhet të trajtohen nga një sektor i specializuar që mos të nxitet më tepër konfikti mes palëve, përmes masave të menjëhershme që merren.
“Duhet të ketë një sektor ose ata të policisë që marrin kallëzimin duhet të jenë më të specializuar sepse kanë përballë konflikte në familje dhe sidomos dhuna në familje sepse në momentin e parë që shkojnë personat e dhunuar, merret kallëzimi dhe dhunuesi futet në burg. Mendoj që në rastin konkret acarohet situata, konfliktet janë më të mëdhaja por ka dhe raste që shkon bën kallëzimin në polici vjen në gjykatë dhe e fal burrin”, tha Pustina
Sipas Pustinës urdhrat e mbrojtjes që lëshohen nga gjykata për rastet e dhunës janë një mënyre për t’i parandaluar ato. Por zbatimi i tyre në mënyrë korrekte kërkon më tepër kujdes.
Shteti duhet të interesohet ose të përkujdeset më shumë që të gjejnë një zgjidhje kur merren urdhrat e mbrojtjes, ose të largojë njërën palë ose të largojë palën tjetër, sepse duke qenë të dy bashkë në një banesë në një konflikt të përhershëm detyrimisht përfundon tek krimi siç e dëgjuam edhe mbrëmë”, tha avokatja Pustina.
Në mesnatën e së dielës u shënua krimi më i fundit në familje, ku 74 vjeçari nga Shkodra, Beqir Xhilaj, qëlloi me çifte gruan e tij pas një konflikti. Lumturie Xhilaj, 47 vjeçe, ishte bashkëshortja e tretë e tij, e cila humbi jetën nga akti kriminal.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.1%
-
Frikë se humbin
43.3%
-
Arsye të tjera
8.5%
Vota total: 644
Lajme të tjera
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, nesër mbahet seanca për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Lufta/ Zelensky fton Xi Jinping: Gati për të biseduar! Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë
29 Mars, 07:42
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
29 Mars, 06:59
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54
-
Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb
28 Mars, 22:33