“Ditët e fundit ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj autorëve të dyshuar nga Gjykata janë vendosur masat e sigurisë "Arrest me burg". Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cënon jetën, pronën, rendin dhe sigurinë. Në këtë mënyrë do të vijojë të forcohet efikasiteti i luftës kundër krimit”, theksoi kryeprokurori Llalla.
Ndërsa po sot në Prokurorinë e Përgjithshme është zhvilluar dhe një takim ndërmjet kryeprokurorit dhe këshillit të prokurorëve. Ky këshill pritet të vlerësojë disa prej kandidaturave që do të propozohen për postet drejtuese në krye të Prokurorisë së Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Aktlualisht për këto pozicione konkurojnë 11 kandidatë, 5 për Tiranën, 4 për Durrësin, 4 për Fierin, 2 për Shkodrën dhe 4 për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
PROKURORËT E PROPOZUAR
Për Prokurorinë e Tiranës kandiduan 5 prokurorë, për të cilët u votua:
Petrit Fusha 3 vota
Ferdinand Elezi 3 vota
Adnan Kosova 1 votë
Për Prokurorinë e Durrësit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Besnik Hajdarmataj 5 vota
Julian Xhengo 2 vota
Për Prokurorinë e Fierit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Ardian Ylli 6 vota
Arjan Ndoja 1 votë
Për Prokurorinë e Shkodrës kandiduan 2 prokurorë, për të cilët u votua:
Besnik Cani* 6 vota
Tom Deda 0 votë
* Besnik Cani është aktualisht anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe u largua nga salla në momentin e votimit për drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Eugen Beci 5 vota
Ferdinand Elezi 2 vota
Brenda pak ditëve, Prokurori i Përgjithshëm do të shqyrtojë propozimet e Këshillit të Prokurorisë dhe do të vendosë për emrat që do të emërohen si drejtues në këto prokurori.
Bazuar në nenin 10 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Prokurorisë “kryen funksione këshillimore, në ndihmë të Prokurorit të Përgjithshëm, si edhe...i jep mendime për kandidaturat për drejtues të prokurorive...”.
Në nenin 8, pika “ç”, ligji i ngarkon Prokurorit të Përgjithshëm kompetencën për caktimin e drejtuesve të Prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe procedurave, të përcaktuara në ligj”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)