Krimi/ RENEA zbret në terren, aksioni do shtrihet në gjithë vendin! Qytetarët: Ishte e nevojshme

TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale në të gjithë vendin kanë detyruar Policinë e Shtetit të angazhojë forcat RENEA për të kryer një aksion kontrolli për të gjithë personat me rrezikshmëri në të gjithë vendin. Qytetarët ndajnë mendime të ndryshme në mënyrën se si po vepron policia dhe në mundësinë e rezultateve të mundshme në lidhje me arrestimet dhe piksjen e personave të rrezikshëm, që qarkullojnë me armë me vete.

“Për mendimin tim duhet bërë, nuk ka rrugëdalje tjetër. Kam shërbyer 31 vjet ne ushtri, pistoletën e dorëzova, nuk më duhet arma. Pse duhet ta mbaj? Për këtë punë jam ekstremist, duhet rreptësisht të merren me këta njerëz; Mendoj se policia duhet të angazhohet. FNSH dhe RENEA mendoj se janë më autoritare dhe ndikojnë më shumë për të krijuar opinionin tek të tjerët ndoshta. Është kjo arsyeja që mund të angazhoj këto forca; Besoj që po, konform ligjit dhe rregulla besoj që ia vlen; Në fakt policia ka të drejtë që bën kontrolle se do të ul edhe kriminalitetin, do ketë më pak vrasje e njerëzit do t’ia kenë pak frikën. Nuk kam frikë nëse më bëjnë kontroll, nëse jam i pafajshëm nuk kam pse të kem frikë”, shprehen qytetarët.

Një pjesë mendojnë se duhen pikasur problematikët dhe të shmangen vendet publike, pasi mund të krijoj panik në popullatë.

“Po, ka efekt, por policia duhet të shkoj me vend, jo të shkoj të kap ato nëpër lokale, ku nuk kanë faj. Atje ku është faji ta kërkoj. Në Dibër ne themi “frika e ruan vreshtin”. Me forcë policie vihet qetësia, ama me vend; Nuk besoj që mund të ketë shumë rezultat, e ul për momentin por jo në tërësi krimin, por kontrollet janë të nevojshme; Ato kontrollet që bëhen, bëhen se janë raportuar “filani mbanë pistoletë” dhe bëjnë kontrolle. Por vetëm një gjë, po nuk u vu ligji me vdekje, jo nga nëntë por edhe 19 vrasje do ketë”, thonë qytetarët për Report TV.

Në dy ditë aksion në vend, RENEA ka arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë, dhe dhjetëra të tjerë janë shoqëruar

“Në mos 100%, diçka do të jap aksioni; Çdo kontroll do të ketë rezultate, do jenë efikase”, shprehen ata.

Të tjerë fajin ia hedhin natyrës.

Kriminalitet në periudhën maj e qershor është në të gjithë botën, jo vetëm tek ne. Është natyrale, njeriut i ndërron gjaku në këtë periudhë, ndryshime psikologjike dhe sjellin këto që ndodhin; Policia? Kush, ai Bledi Çuçi? S’bënë gjë ai”, përfundojnë qytetarët.

RENEA zbarkoi mbrëmjen e së martës në Shkodër dhe Fier. Burimet nga policia konfirmojnë se aksioni do të vijoj në të gjithë territorin dhe synimi kryesor është neutralizimi i personave të rrezikshëm.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti