Krimineli, që ngriti barrikada
ndihmon zbatimin e Marrëveshjes

Krimineli, që ngriti barrikada <br />ndihmon zbatimin e Marrëveshjes
MITROVICE- Zvonko Veselinoviç, biznesmeni kontrovers nga Mitrovica, dyshohet se ka financuar themelimin e Partisë Përparimtare të Serbisë të zv/kryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë dhe se kjo është arsyeja e vetme që pas ndryshimit të qeverisjes dhe ardhjes në pushtet të Tomisllav Nikoliçit, ai është liruar nga burgu. Për autoritetet në Prishtinë ai është kriminel dhe person që ka organizuar vendosjen e barrikadave në veri, mirëpo, për një pjesë të serbëve është patriot dhe hero.

Veselinoviç është arrestuar në dhjetor të vitit 2011 në Rashkë dhe është akuzuar për veprën penale të mbajtjes së paligjshme të 14 kamionëve të cilët ishin me lizing nga Banka Hipo Alpe Adria. Pas një viti të kaluar në burgun e Beogradit, Veselinoviç është liruar që të mbrohet në liri dhe i është ndaluar që të largohet nga territori i Serbisë qendrore, kurse tentimi për të hyrë në Kosovë do të trajtohet si tentim i ikjes dhe do të kthehet në burg.

Burime të "Tribunës" kanë theksuar se Veselinoviq aktualisht është personi i cili do t’ia kthejë borxhin idhujve të tij politikë, Nikoliqit dhe Vuçiqit dhe do të ndihmojë në implementimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Bruksel më 19 prill.

Marrë nga Indeksonline

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari