Kriss Jenner, mamaja e Rob Kardashian na tregon për djalin e saj se ai ka probleme emocionale.

Djali i familjes Kardashian, Rob është tërhequr pak nga familja e tij për shkak të famës së madhe.

Ai po punon me veten e tij që të kalojë këtë fazë të vështirë emocionale.

kris jenner

Rob ndodhet në Los Angelos dhe po punon për fizikun me trajnerin Gunnar Peterson i cili trajnon vipat në mënyrë private.

Gunnar nga ana e tij thotë se Rob po punon pa ia ndierë se ç’thonë njerëzit. Rob Kardashian nuk ishte i pranishëm as në dasmën e motrës së tij Kim Kardashian.

Por, së shpejti do ta shohim sërish në “Keeping up with the Kardashians”.

Mamaja e familjes Kardashian nuk mohon faktin që vajza e saj Kourtney Kardashian është shtatëzënë.

Të dielën do t’ju themi diçka më tepër thotë ajo, në “Keeping up with the Kardashians”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)