Krishti i Nolit dhe konstelacioni
‘Atme e FE’ i Shqipërisë

Krishti i Nolit dhe konstelacioni<br />‘Atme e FE’ i Shqipërisë<br>
(Pjesë nga libri‘E vërteta për Fan Nolin’) ‘Jam marrë me histori, letërsi dhe muzikë me raste, por feja ka qenë puna e jetës sime, sepse e fillova karrierën time si njeri i Kishës më 1908 dhe jam akoma njeri i Kishës pas 50 vjetësh’.

Shumëlema për të kuptuar së pari dhe për të formuluar tej formulimit me gjithçka të vetë Nolit për qenësinë e tij ndaj kishës, kryqit dhe asaj që e ka quajtur ‘materia’ më e gjatë e jetës së tij, është nderur edhe më shumë vitet e fundit në një debat të sforcuar radhësh sipas një konstatimi që ne e kemi formuluar që në vitin 2000 me tezat studimore retorike brenda punimit për master në Universitetin e Tiranës. Nisur nga çudia e disave se ‘...si Noli gati tërë jetën e ka duruar zgjedhën religjioze....’, e deri tek zhurmat e titujve në gazeta që ngjajnë me mbulimin e Skënderbeut në sheshin me emrin e tij kur falet Bajrami, e vërteta që mbart vetë Noli me veprën, i bën të pamundura për mendim radhët zhurmuese.

Diskutimi ynë, që ka qenë habia tjetër mbi çudi të ngritura pa objekt, ishte përmbyllur me mundësinë e interpretimeve të tilla brenda konjukturave të vlerësimit sipas socrealizmit, ku pranimi i besimeve jashtë tij, mund të të dënonte me përjashtim nga bota e letrave. Turfullimet aktuale, që kanë krijuar ose kanë një përkim po të çuditshëm me alergjinë ndaj të qenurit prift të Nolit, kryeministrit -peshkop ortodoks- të shqiptarëve të fillimit të shekullit të kaluar, pavarësisht citimeve biografike ose mendore të brendshme të autorëve, referojnë të njëjtat nisje kësigjykimesh me ato të socrealizmit i kuptuar si formacion i rrjedhur politikisht nga ortodoksia e lindjes, gati një me ngatërrimet territoriale e me emra të marrëveshjeve me epiqendër Konstadinopojën kur emri i saj rrëshqiti në Stamboll. Gati i të njëjtit produkt që nuk e lejon të na habisë faktin se si historia në territoret shqiptare është e atyre kapaciteteve dhe ndodhive të përmasave të shenjta që i bën shenjtorët të thirren me emrat e vendeve të saj (Saranda, Shën Kozmai i Kolkondikoit, Fier), ose të ketë gjerësisht për emër vendi, emër shenjti (Shëngjin, Shën Anton, Shëngjergj, Shënmëri, Shënkoll, Shënavlash.....,) si për të përmbushur qenien e njëjtë të shenjës me shenjtin si fjalë, njëkohësisht me citimin e saj inferior sidomos përkah të vërtetës.

Duke mos patur jo vetëm shtrëngime sa më lart apo të llojeve të tjera, ne kemi lirinë të kërkojmë arsyetime ambicioze mbi ‘do/me/thën/iet’ e shprehura të vetë Nolit sa dhe integrimin e tyre në sistemin e shpjegimeve të mbështetura shkencërisht.

‘S’ka dyshim se kështu shumë pak njerëz e mendojnë Krishtin si poet. Prapë nuk ka dyshim se Krishti ishte poet’

do që të na thotë Fan Noli në fund të jetës së vet përmes një përkthimi të konsideruar ‘premierë botërore’. 

Thuajse e të njëjtës kohë me jetëshkrimin - histori të kishës (1960), thënia e pavënëre sa dhe përkthimi i Ungjillit të Shën Mateut bashkë me kapacitetin poetik nga gjuha origjinale aramaike në anglisht si sprovë e parë e gjithë praktikave, është nga ato sipërmarrje të heshtura, efektet e së cilës jashtë auditorit specifik të kishës nuk do t’i gjenim dot nëse nuk do të përkonte për befasinë tonë e shprehur me teknikat retorike të memorizimit. Paragrafët e praktikës shkruese fetare të Nolit vërtetojnë me artikulim zbatimin e rregullshmërisë së qëllimshme të formës (që në tekstet publicistike i nënshtrohet apelit publik), duke iu nënvendosur rregullave të shenjta të shkrimit të bëra njerëzore në fjalët e Krishtit.

‘Sikurse të gjithë Rabinët e mëdhenj të Izraelit, Krishtit iu desh të formulonte doktrinat e tij në një formë poetike dhe epigramatike për arsye mnemoteknike, d.m.th. t’i bënte ato të lehta për t’u mësuar përmendësh nga dishepujt e tij, veçon Noli.

Proceset e përkufizuara nga retorika si të kujtesës dalin në rrënjën e tyre të parë në një parathënie të shkruar me thjeshtësinë e shqipëruesit (pavarësisht se bëhet fjalë për përkthime nga- dhe në gjuhë të huaja), ku Krishti -poet përcjell teknikat e ruajtjes së mendimit. Edhe pa biografinë e Nolit, do të mjaftonin këto rreshta që mbartin një rezultante jetësore të mësuar, që Krishti është artikulimi i Nolit në të gjitha gjuhët e ku dhe vetë heroi është i përfshirë. Krishti ka qenë vendi memoristik i natyrës (qyteza e krishterë shqiptare në Turqi), tempull (perandorët e parë të krishterë shqiptarë), kishë, shtëpia e babait (rit i përhershëm i gjithë pjesëtarëve), edhe teatri (Israelitë e filistinë). Por Krishti, si dhe Skënderbeu është proceduar duke u verifikuar nga Noli. Një pyetje e madhe e shtruar deri në fund të jetës, gjithmonë me përgjigje nga vetja, e megjithatë sërish e shtruar, gati si procesi i përhershëm i të pyeturit të ekzistencës dhe mendimit, e çon Nolin deri në fund të jetës duke kërkuar vendqëndrimin e tij brenda e jashtë proceseve të mendimit.

Nën fakte krejtësisht të prekshme si ato të ritmimit, memorizimit dhe riprodhimit për thjeshtësi, rutina e të besuarit se çdo gjë i është dhënë njeriut, është bërë një pyetje që mbetet më e hapur se ajo retorike tek Noli duke u konfiguruar nga realiteti i fëmijërisë tek ai kombëtar i Skënderbeut, e mbërritur për formatim përfundimtar në përpjekjet për kuptimin e Krishtit përmes përkthimit.

‘Në fakt, pothuaj të gjitha thëniet e Krishtit, duke përfshirë edhe lutjet e Zotit kanë paralelet e tyre poetike dhe epigramatike në letërsinë Rabbinike. Është kjo frymë poetike dhe epigramatike që shpëtoi thëniet e Krishtit deri sa u përkthyen greqisht dhe u futën në katër Ungjijtë Grekë që kemi.’, përcakton Noli.  

Ballafaqimi shumë i madh në kompetencat e një kulture që e zbulon deri në fund të jetës, i lë vend tezave shumë të rëndësishme në përpjekjet e strukturuara të Nolit për përgjigje.

‘... thëniet e Krishtit në kundërshtim me veshjen prozaike greke kanë të gjitha karakteristikat e pagabuara të poezisë hebraike. Për çudi, disa prej tyre madje rimojnë në përkthimin greqisht sikurse në origjinalin aramaik. ... për të pasur një ide të qartë rreth Krishtit si poet, thëniet e tij do të përkthehen ritmikisht si poezi.’, saktëson NOli.

Fare çlirët, ajo që shpreh se synon dhe ka arritur ta bëjë si i pari në të gjitha gjuhët që mund të konsiderohen të huaja, në terma praktikë u bë një botim që fitoi të drejtën të përdoret në shkollat e kishës në SHBA nën administrimin e kishës autoqefale shqiptare.

‘Poeti i madh i Nazaretit’ – Krishti i Nolit, është lënë me këtë përcaktim si një realitet veprash e praktikash të mendimit përmes dishepujve, ku ne dallojmë se të besuarit konkret ose të rreshtuarit ndaj administratës së riteve e paraqitur në këto përzgjedhje ishte e të njëjtit filtër si të ndihmuarit e besimtarëve jo të krishterë shqiptarë që shkonin në SHBA, nga kisha autoqefale shqiptare.

‘...jam plotësisht i sigurt se ndodhem në rrugë të drejtë si i pari në këtë punë. Shpresoj se një ditë dikush tjetër do të bëjë një punë më të mirë dhe do të na japë një variant më me vlerë të poetit të madh të Nazaretit’.

E folura në vjershë (vers) dhe me memorje e Krishtit, tej praktikës së përkthimit të Nolit, apelon për të kuptuar kërkimin e lëndës e substancës mbi gjuhët prej tij duke sjellë një bagazh konkret dijesh e praktikash, por sidomos shkelje rrugësh të harruara të njerëzimit, ku shqipja në mes zgjidhte shumëçka.

Përkthimi i substancës nga Noli, përbëri për ne një kthesë të papritur shqyrtimi, pas kërkimeve për shpjegim nga jetëshkrimi i tij. Ai rrethohet në hullinë shqipëruese hipostasis - substancë. Në kontekstet e njohurive të fesë ‘literalisht ky është kuptimi, por si një term dogmatik përkthehet person ose thjesht hipostazë’ konstaton i njëjti burim që ka konsultuar përkthimet më të mira të Biblës në shqip sa dhe praktikat fetare deri sot. Ndërsa ‘person’ nuk duket fare i bindshëm me kuptimin që ka sot nëse nuk konsiderohet prejardhja, është pikërisht kjo e fundit që e shpjegon duke ofruar ‘përçon’ të shqipes si një rrugëkalim tingullor për të mbetur në këtë korrelacion kuptimi. Në rastet të mëposhtme duket se ‘ç’-ja e sotme e shqipes gjendet edhe ‘s’ në gjuhët e tjera indoeuropiane.

Në shpjegime gjuhësore historike ‘Substantia’ Latine  ka përkthyer ‘ousia’-n Greeke sipas kuptimit që  "kjo është zotërim i njërit, substancë e njërit; qenie, thelb ose natyrë e gjithçkaje", por pa e përmbajtur lidhjen tingullore. E ardhur në kuptime të trazuara të lëndës dhe perceptimit, substanca ka humbur tërësisht mundësinë e një lidhjeje me tingujt e një fjale greke, ‘ousia’, ku kjo e fundit paraqitet si trajtë e formës përfaqësuese ‘einai’. Në dëshminë e një fjalëformimi tjetër në greqisht nga rrënja e pranuar ‘ousia’, parousia, e shpjeguar fjalë për fjalë "prani" nga para- (përpara)+ ousia (esencë), krijohen sipas meje kushtet kuptimore dhe tingullore të afrimit të fjalës shqip - ARSYE.

Kuptimisht- arsye si shkak i ekzistencës dhe realizim i saj, si proces mendor, si rregull natyror, si marrëdhënie e mendjes me botën e jashtme, si supozim për të panjohurën dhe atë që vjen pas, si raport me atë që na rrethon ose kemi brenda vetes, por sidomos si proces i të qenës është edhe tingëllisht në shqip ‘syri i artë’ i ekzistencës, i gjendur arsim, përsiatje, ndoshta dhe mësim. Të zotërosh, siç paraqet kuptimisht ‘substantia’ latine që në shqip vjen nga e njëjta fjalë me zotin, po ashtu si të jesh i zoti (aftësi) dhe i zotit (përkatësi lënde e bindjeje) dhe të zotohesh janë thelbi (‘es senc(s)e’) i qenies i rrotulluar nga arsyeja. Nëse ZOTI si fjalë i lidh komplekset tingullore me ‘Thoti’ që në variantin greqisht paraqitet Theo, ‘the/m’ që mund të jetë trazuar me ‘dhe’ ose ‘the/u’ (përthyej), përcjell fusha kuptimore të fjalëve shqip të lidhura me subjektet e fabulës së krijimit. Kuptimin e ‘ousia’ si arsye e jep dhe përkthimi rreth shekullit XII si ‘quid/ditas’, pra ‘shkaku’ duke krijuar me këtë konceptin e ‘çfarë’-s.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë