Ashtu siç është bërë tashmë tradit, krerët e besimeve fetare kanë uruar edhe këtë 25 dhjetor të gjithë shqiptarët. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos e ka ndarë urimin e tij me shqiptarët në gjuhën shqipe.
“Vëllezër dhe motra le të lutemi që Perëndia të na japë fuqi që të mos përkulemi që të mos jepemi nga hidhërimet, vuajtjet në rrugën tonë dhe le të na dhurojë hirin e tij që sprovat tona të transformohen në pjekuri shpirtërore. Krishtlindje të bekuara dhe një vit të ri krijues për shumë vjet,” ishte urimi i Janullatosit.
Kryepeshkopi tha se Krishtlindja vjen si dritë paqeje e shprese ndërkohë që shqetësimi, dhimbja e frika janë përhapur në jetën tonë.
"Shqetësimi, dhimbja dhe frika janë përhapur sot në jetën tonë. Brenda këtij trazimi Krishtlindja vjen si një dritë ngushëllimi, paqeje dhe shprese. E reja tronditëse që na thekson e kremtja e Krishtlindjeve është që Perëndia jo vetëm që është i pranishëm në botë por se biri dhe fjala e tij u mishërua, mori natyrë njerëzore, merr pjesë në historinë e njerëzimit. Ky zbulim e dallon besimin e krishterë nga çdo fe tjetër. Perëndia i pafund dhe i plotëfuqishëm ai që është dashuri ka hyrë në kohën dhe në ambientin tonë dhe ai që këndon me dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë nuk ka frikë në dashuri,” tha ai.

Anastas Janullatos dhe Imzot Angelo Massafra
Edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare njëherësh edhe Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra uroi besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.
Në urimin e tij Massafra tha se kjo është koha kur duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje dinjiteti njerëzor.
“Urimi që ju drejtoj të gjithëve është ta jetojmë këtë festë si rast të volitshëm për të rizbuluar dinjitetin tonë si krijesa të dashura prej krijuesit dhe për t’i kthyer të njëjtin dinjitet të afërmit tonë. T'i kushtojmë më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor sepse nëse Hiu na ka kthyer dinjitetin tonë edhe ne duhet ta vlerësojmë dinjitetin e të afërmve tanë. Kjo do të thotë të punojmë për të zhdukur padrejtësitë e çfarëdolloji, të bëjmë çdo përpjekje për të pakësuar varfërinë materiale e sidomos atë kulturore. Të dimë të kërkojmë falje dhe të falim fyerjet e pësuara. Vetëm kështu do ta vlerësojmë dinjitetin tonë dhe atë të të tjerëve,” ishte thirrja e Imzot Angelo Massafrës.
Teksa tha se Krishtlindja e këtij viti gjendet brenda festimeve të 25-vjetorit të fesë së rilindur në vendin tone, Massafra shtoi se duhet bërë çmos për të mos e humbur përsëri atë.
“Nëse kjo është festë e Krishtlindjes atëherë duhet të lirohemi prej konsumizmit që e kthen atë vetëm në tregti, por edhe prej të gjithë atyre reformave që e perçdunojnë dhe e bëjnë të humbë shijen e vetë origjinale sidomos lëshimet që gjatë kësaj periudhe mund të bëhen,” u shpreh më tëj në urimin e tij Imzot Angelo Massafra.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia e ka zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Bethlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj, Jozefi, po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret.
/Shqiptarja.com