Eshtë Krishtlindje, katolikët festojnë lindjen e Jezusit në të gjithë botën, në çdo gjerësi gjeografike të globit, por para së gjithash sytë dhe veshët e të gjithëve dje në mbrëmje ishin drejtuar në Romë për të dëgjuar mesazhin e pontifit.
Dashuria e Zotit është e pa kondicionuar dhe e pa negociueshme, ishte ky refleksioni i Papës në meshën e falur në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Pas procesionit Papa u dal përpara altarit të rrëfimit, zbuloi dhe puthi statujën e Jezusit duke u lutur për të gjithë, pavarësisht se zemrat e njerëzve duket se janë bosh dhe të varfëra për nga dashuria.
"Ndërsa këtu në tokë gjithçka duket se i përgjigjet logjikës së dhënies dhe marrjes, Zoti vjen falas. Dashuria e tij nuk është e diskutueshme: ne nuk kemi bërë asgjë për ta merituar atë dhe ne kurrë nuk do të jemi në gjendje ta shpërblejmë atë".
Në meshën e natës së Krishtëlindjes, në Bazilikën e Shën Pjetrit e mbushur me besnikë, Papa Françesku interpreton misterin e Lindjes me fjalët e Apostullit Pal: U shfaq hiri i Zotit, atij që na fal dashuri që na fal dashuri hyjnore, dashuri që transformon jetën, rinovon historinë, na çliron nga e keqja, ngjall paqe dhe gëzim.
Për Papa Françeskun, "Zoti nuk na do, sepse ne mendojmë mirë dhe sillemi mirë. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet nga ne. Dashuria e tij nuk ndryshon, ai nuk është materialist, ai është besnik dhe i durueshëm. Kjo është dhurata që ne gjejmë në Krishtlindje: ne zbulojmë me habi se Zoti është gjithçka e mundshme falënderimi, gjithë butësia e mundshme", tha Papa.
Papa francesku pati edhe një këshillë për besimtarët: Papa gjithashtu ka një këshillë për besimtarët: Ne -tha ai, nuk duhet të presim që fqinji të bëhet i mirë për t'i bërë atij mirë. Zoti nuk fal dashuri me kushtin se duhet të jemi të përkryer. Zoti nuk priti që ne të bëhemi të mirë për të na falur dashur.
Papa tha gjithashtu se të dhuruarit dashuri i jep kuptim jetës dhe është mënyra më e mirë për të ndryshuar botën, kishën dhe historinë.
Sot, nga Bazilika e Shën Pjetrit Papa Francesku dha mesazhin dhe bekimin Urbi et Orbi për mijëra besimtarë që kishin mbushur sheshin qëndror të Vatikanit.
Krishtlindja në Betlehem
Në Bethlehem, në qytetin ku besohet të ketë lindur Jezui, si çdo vit mijëra pelegrinë të krishterë, mes të cilëve edhe Presidenti palestinez Abu Mazen, shkuan për të festuar në meshën e organizuar nga Kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa.
Krishtlindja në Gaza
Jo shumë larg, në Gaza festimet e Krishtëlindjes u prekën nga tensionet midis Izraelit dhe Palestinës, ku pati më pak të krishterë të pranishëm sesa vitet e kaluara pasi Izraeli kishte parandaluar qindra besimtarë që kishin kërkuar të shkonin.
Krishtlindja në Kinë
Krishtlindja u festua edhe në Kinë ku të krishterët janë pakicë në perandori por që gjithsesi arrijnë në 12 milion.
Nga sheshi qëndror i Vatikanit, Papa francesku ka uruar Krishtlindjet përmes 'Urbi et Orbi'.
"Krishtlindja, - tha Papa Françesku është ditë shprese për të gjithë. Është ditë shprese për të shqetësuarit, për të dobtit, për të shtypurit, të braktisurit dhe pë ata që kanë qënë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre prej luftrave".
"Perëndia dërgoi në tokë Birin e vet jo për të na dënuar por për të na shpëtuar. Jesusi lindi si një dritë e vogël për të ndriçuar errësirën tonë. Jesusi i lindur nga trupi i Marisë është fjala e Zotit e materializuar në njëri. Ka errësirë në zemrat e njerëzisë por më e madhe është drita e Zotit"
"Ka errësirë në relacionet personale, familjare, sociale, por më e madhe është drita e Krishtit. Ka errësirë në konfliktet ekonomike, gjeopolitike dhe ekologjike, por më e madhe është drita e Perëndisë për të gjithë, për fëmijët që përjetojnë luftra në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera në botë. Është dritë për popullin sirian që ende nuk po sheh fundin e shtypjes".
Papa i dërgoi mesazh bashkësisë ndërkombëtare për të shtuar përpjekjet për ti dhënë fund konflikteve dhe për bashkëjetesën paqësore mes popujve të besimeve të ndryshme si në Liban, Palestinë, Irak, Jemen, për gjithë kontinentin amerikan ku shtete të ndryshëm po kalojnë një periudhë të vështirë problemesh sociale dhe politike, për popujt e Afrikës që jetojnë nën diktaturë që shpesh i kanë detyruar njerëzit të emigrojnë
Papa tha gjithashtu se Dita e lindjes së Krishtit është fuqi dhe durim për ata që po përpiqen të sjellin paqe në botë.
"Hapni derën për Jezusin. Zoti erdhi tek ne, na shoqëron në jetë, dhe për këtë arsye në jetën e përditshme ne nuk jemi më vetëm", - theksoi Papa.
Zoti, - tha Papa, - nuk i ndryshon gjërat me magji por nëse e mirëpresim Atë, gjithçka mund të ndryshojë".