Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga

Vlorë-Festat e nëntorit dhe muajt e fundit të vitit ka bërë që policia rrugore të shtrëngoji masat në qytet. Policia ka vendosur me dhjetëra gjoba për drejtuesit që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjoba që arrijnë deri në 400 mijë lekë të vjetra. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se gjobat janë vendosur për përdoruesit e telefonave gjatë drejtimit të automjetit, mosrespektimi i sinjalistikës duke rrezikuar jetën e qytetarëve si dhe drejtuesit që lëvizin nën efektin e alkolit duke u bërë shkak për aksidente.

Gjatë mbrëmjes së të shtunës (23 nëntor) përpos gjobave policia ka arrestuar edhe një person i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkolit. Ndërkohë, në fokus të policisë rrugore kanë qenë mjetet me xhama të zinj që nuk janë pajisur me letër identifikuese si dhe qytetarët që lëvizin me motoçikleta duke mos përdorur kasën mbrojtëse.

 Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes në timon dhe të mos lëviz në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

1732442614_1f.jpg

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin