Krerët e shtetit dhe politika përcollën sot urimet e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët e krishterë me kartolina virtuale të postuara në rrjetet e tyre sociale.
Presidenti Bajram Begaj urimin e përcolli me një kartolinë të shkruar me shkrim dore
"Krishtlindja, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurisë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen’
Kryeminstri Edi Rama si kartolinë zgjodhi një ikonë të saporestauruar, që vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII.
Ndërsa Kryetari i PD-së, Sali Berisha zgjodhi një foto të tij së bashku me bashkëshorten.
Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq!
Presidenti do të përcjellë urimet e tij per Krishtlindjen edhe pranë autoriteteve fetare. Edhe kreu i PD-së pritet të shkojë për vizitë urimi tek Katedralja Katolike ku do të pritet nga Imzot Arjan Arqipeshkëvi I Kryedioqezës Metropolitane Tirane- Durrës.
Urimet nuk kanë munguar as nga ndërkombëtarët. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë besimtarët e krishterë.
Edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, ka uruar të gjithë besimtarët për të pasur festa sa më të gëzuara.
'Gëzuar Krishtlindjet nga Ambasada e SHBA në Tiranë!![]()
Ju urojmë të gjithëve një sezon të mrekullueshëm festash të mbushura me gëzim', thuhet në postim.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 848
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Balluku, krim të organizuar', Barbara Doda për Report Tv: Drejtësia do shkojë edhe tek Rama, është vetëm çështje kohe
19 Dhjetor, 18:52
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO Ilir Gjoni
19 Dhjetor, 16:20
-
Gati ‘Smart City’, 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete! Rama: Sy magjik që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit
19 Dhjetor, 12:33
-
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar! Gati plani me kompaninë për vendosjen e filtrave
19 Dhjetor, 11:32
-
Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rama: Po transformohet në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime
19 Dhjetor, 10:08
-
Rama takoi Hashim Thaçin në Hagë, djali i ish-presidentit të Kosovës: Shembull i atdhedashurisë, dëshmoni se bashkë jemi më mirë
18 Dhjetor, 20:09
-
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë, na jepni një vend në tryezë!
18 Dhjetor, 19:15
-
35-vjetori i themelimit të degës PD në Kavajë, Berisha ultimatum Ramës: Mos pengo drejtësinë të hetojë hajdutët e qeverisë! Jep dorëheqjen
18 Dhjetor, 18:50
-
Thoma Gëllçi: Edhe unë jam këtu (mos harroni!)
18 Dhjetor, 18:34
-
Asociacioni, edhe pengesë edhe urë drejt BE-së
18 Dhjetor, 17:59
-
Fqinjësia e mirë, çelësi i paqes në Ballkan
18 Dhjetor, 17:39
-
BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama: Presidentja Osmani ka shkëlqyer! Shqipëria e vlerësuar maksimalisht në tempullin e Europës, dje ju kam nderuar (VIDEO)
18 Dhjetor, 09:46