Festat/ Fluks në pikat kufitare, doganat pa probleme, kthimi i emigranteve ka shtuar trafikun e automjeteve

Festa e Krishtlindjes, por edhe afrimi i Vitit të Ri, kanë rritur fluksin në pikat doganore të vendit.  Në kufirin Shqipëri-Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Kosovë përmes doganës  së Morinit, mbi 4 mijë emigrantë kosovarë,  ndërsa në ditët në  vijim parashikohet një fluks edhe më i lartë lëvizjesh. Ndërkohë, problem vazhdon të mbetet aksi rrugor Kukës-Morinë, ku si pasojë e punimeve për dublimin e urave ka rrezik për aksidente.

Ndërkohë në Kakavijë nuk ka pasur radhë të gjata në orët e para të mëngjesit kur vijnë autobusët e linjave nga Greqia. Pala greke ka punuar me 2 sportele në dalje të territorit të saj ndërsa po kaq edhe në hyrje. Ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion sportele në varësi të valës së emigrantëve të ardhur. Sipas autoriteteve shqiptare, në 48 orët e fundit në Kakavije, kanë hyrë mbi 17 mijë shtetas shqiptarë me banim rezident në Greqi.

Në doganën e Kapshticës ka pasur fluks të shtuar të personave të cilët kanë hyrë në tokën shqiptare. Gjatë 24 orëve të fundit janë futur në vendin tonë përmes Kapshticës, 6896 shtetas, ndërsa autoritet shqiptare punojnë me 7 sportele. Edhe në portin e Durrësit gjatë 24 orëve numri i emigranteve të cilët janë inbarkuar ka qenë  5240 shtetas, ndërsa ka pasur edhe një numër mjaft të madh të makinave me të cilat kanë udhëtuar emigrantet dhe numri i tyre arrin në 980 të tilla. Tragetet që udhëtojnë nga Bari në Durrës gjatë këtyre ditëve do të udhëtojnë 2 herë brenda 24 orëve.

Por me kthimi e emigranteve në vendin tonë është shtuar ndjeshëm edhe qarkullimi i mjeteve në rrugë. Në qytetin e Fierit trafiku çdo ditë e më shumë sa vjen e rëndohet. Disa rrugë të këti qytetit gjatë orëve të paradites thujase janë të pakalueshme për shkak të trafikut të rënduar. Problematik paraqitet trafiku edhe në qytetin e Elbasanit duke sjellë ngarkesë në akset që lidhin kryesisht qendrën e qytetit me tregjet. Pavarësisht forcave të shtuara të policisë rrugore, numri i madh i makinave ka bërë që shpesh situata të jetë e papërballueshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar