TIRANE- Dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, për të ndjekur meshën tradicionale të Krishtlindjes.
Mesha u kremtua nga Arqipeshkvi i Arkidioqezes Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo.
Kjo është mesha e parë që imzot Frendo kremton për Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës, pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës.
Bashkë me urimin për të gjithë besimtarët, kjo dioqezë ka lajmëruar se nuk do të organizojë pritjen tradicionale me politikanë gjatë ditës së dielë.
“Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë-Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfrit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës”, thuhet në njoftimin e Imzot Frendos.
[gallery]20276[/gallery]
Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e "Shën Palit"
Ora 01:00 Imzot Xhorxh Frendo bën thirrje për paqe
“Paqja nuk është një utopi, por diçka e mundshme që nuk mund të arrihet nëpërmjet strategjive politike, por arrihet me besim”
Ora 00:45 Imzot Xhorxh Frendo në fjalën e tij ka bërë thirrje për ndaljen e vrasjeve në emër të fesë.
“ Ata që vrasin në emër të fesë janë të verbër”, është shprehur Imzot Frendo.
Ora 00:30 Imzot Xhorxh Frendo uron besimtarët për Krishtlindje
“Paqe dhe dashuri”, ka qenë urimi i Imzot Frendo, i cili ka ftuar besimtarët të largohen nga rruga e mëkatit dhe të pranojnë dritën e shenjtë.
Oro 00:10 Mesha drejtohet nga Imzot Xhorxh Frendo

Ora 00:00 Nis mesha e Krishlindjes në Katedralen e "Shën Palit" në Tiranë
Dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mbahet mesha tradicionale e Krishtlin

Ora 23:55 Dom Gjergj Meta: Ata që udhëheqin luftërat të ndalen
"Shqiptarët si të gjithë njerëzit e tjerë kanë nevojë të jetojnë një jetë me sa më shumë dinjitet", u shpreh Imzot Dom Gjergj Meta për Report TV.

Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët urojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Shqiptarja.com uron besimtarët shqiptarë të krishterë kudo ndodhen: Gëzuar, paqe e begati!
Kardinali Troshani, meshë në famullinë e Trushit
Kardinali Dom Ernest Troshani ka zgjedhur famullin e Trushit aty ku ka shërbyer për vite të tëra për të kremtuar meshën e shenjtë të Krishtlindjeve.
Përpara besimtarëve të krishterë Eminenca e tij Dom Ernest Troshani ka bërë apel që të mos humbet feja e shpresa në popull pasi lindja e Krishtit simbolizon lindjen e jetës, shpresës, dashurisë dhe paqes.
Mesha e kësaj krishtlindje ka qenë e veçantë për banorët e fshatit Trush pasi ajo është celebruar nga Kardinali i dytë në historinë e kishës shqiptare Dom Ernest Troshani.
Kardinali Dom Ernest Troshani bëri thirrje për paqe e harmoni jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën e cila nuk po kalon ditë të qeta.
Janullatos: Paqe e mposhteni arrogancën
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos ka shpërndarë një mesazh urimi për Krishtlindje.
Ai thekson se Krishtlindja është atmosferë dashurie, shprese dhe mundësie për të mposhtur arrogancën ndërsa uron të gjithë besimtarët për Krishtlindje të mbara.
“Në festën e madhe të Krishtlindjes zakonisht të tërheq vëmendjen paqja, dashuria dhe shpresa, por ka edhe diçka tjetër që nuk vihet re, mposhtja e arrogancës. Arroganca është një prirje që e çon qenien njerëzore në konflikte të frikshme, tragjedi dhe katastrofa antidoti shpëtimtar ndaj sëmundjes së arrogancës na e ofron Jezus Krishti me mënyrën se si lindi me jetën, me praninë tij. Lindi në mënyrë të përulur dhe e kreu misionin e tij me përulësi të tejskajshme që e shoqëronte gjithnjë dashurinë e tij. Krishti shpëtimtari që lindi për ne le të na çlirojë nga çdo formë e dukshme apo e padukshme e arrogancës dhe le të na bëjë të denjë të jetojmë me përulësi. Krishtlindje të gëzuara,Viti i Ri qoftë i bekuar vëllezër dhe motra”, u shpreh Kryepeshkopi.
/Shqiptarja.com

VIDEO