SHBA - Nisin zyrtarsisht festimet për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë. Pema tradicionale është zbukuruar nga Zonja e Parë Michelle Obama që së bashku me dy vajzat Sasha dhe Maila kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme në shtëpinë më të rëndësishme të globit.
Edhe në sheshin kryesor të Rockfeller-it në New York e ashtuquajtura Pema e parë e Vitit të Ri në botë, ka ndezuar dritat për këtë vit.
Më shumë se gjysmë milionë njerëz morën pjesë në ceremoninë e ndezjes së pemës së famshme. Kjo është vazhdimësia e një tradite të vjetër njujorkeze që prej vitit 1933.
Pema e Krishtlindjeve është 25 metra e gjatë e llojit të brethit norvegjez dhe ndriçohet nga 30.000 drita të kristalta, të të gjitha ngjyrave dhe formave.
Lëvizja e ëngjejve së bashku me Yllin e argjendtë e firmës “Svaroski” në majë të pemës, simbolizojnë lindjen e Jezusit.
Njerëzit u argëtuan nga legjendari i rrokut Rod Stewart që hapi ceremoninë e ndezjes së pemës duke kënduar “Let it Snow” dhe "Have yourself a merry little Christmas”.
Gjithashtu edhe grupi italian “Il volo” që kënduan për publikun njuyorkez u shprehën të mrekulluar nga atmosfera festive. “Ne e duam Nju Yorkun, dhe sidomos tani që qyteti të mahnit nga zbukurimet dhe ndriçimet e dritave shumëngjyrëshe”, -tha Piero Barone njëri nga adoleshentët.
Ceremonia u transmetua drejtpërdrejtë nga kanali televiz amerikan NBC.

(Pema e Vitit të Ri në sheshin kryesor të Rockfeller-it në New York)

(Zbukurimet në Shtëpinë e Bardhë)

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com