Largimet e qytetarëve shqiptar drejt vendevetë zonës shengen, për të kërkuar azil ekonomik, janë bërë temë e diskutimeve jo vetëm mes institucioneve apo partive politike, por edhe besimeve fetare.

Në Fushë Arrëz, ai që ka ngritur zërin dhe ka folur hapur për këtë çështje është prifti i zonës, i cili ka theksuar se, muajve të fundit nga zona janë larguar 300 qytetar të cilën ishin edhe besimtar të devotçëm të kishës që ai drejton.

Ai ka shtuar se,në Fushë Arrëz dhe zonat përreth, Krishtlindjet erdhën në varfëri të plotë dhe pa asnjë mundësi për të ndryshuar kushtet në të cilat ata jetojnë prej vitesh.

Gjatë fjalës së mbajtur në meshën e Krishtlindjes, prifti Andreas Valterman ka folur mbi gjendjen e vështirë ekonomike, papunësinë, mbylljen e minierës dhe fabrikës së bakrit si dhe kërcënimin e të rinjve nga droga.

Në këtë zonë, numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike është shumë i lartë ndërsa numri i të papunëve është shtuar edhe me mbylljen e fabrikës së pasurimit të bakrit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)