Krishtlindjet speciale të Enca Haxhias

Krishtlindjet speciale të Enca Haxhias
Janë Krishtlindjet e para që ajo i feston si këngëtare, që mesa duket e kanë gjetur në punë simpatiken më të re të skenës shqiptare, Enca Haxhia. E njohur për ëmbëlsinë dhe thjeshtësinë e saj, Enca na tregon sesi ka qenë kjo periudhë artistike për të. Për këtë atmosferë festash ajo ka risjellë në versionin e saj të këngës së njohur “All i want for Christmas is you”, por të tjera angazhime e presin Encën këtë periudhë…

Këto janë Krishtlindjet e para si artiste, e në fakt si ka qenë kjo periudhë për ju?

Ka qenë dhe është periudhë shumë e ngarkuar por edhe e lumtur njëkohësisht (qesh). Me udhëtime, me shumë projekte të reja, të afërta dhe të largëta,bashkëpunime interesante dhe të bukura.

Cilat janë projektet me të cilat po merreni aktualisht?

Është fundvit dhe siç u shpreha dhe më sipër kam patur goxha impenjime. Do të jem pjesë e disa emisioneve për fundvit, ku do të vij me këngët e mia dhe jo vetëm, pjesë e disa organizimeve të tjera , por më interesantja kënga ime (remake) e Krishtlindjeve, që e kam punuar me Florent Boshjankun (qesh).

Duket se jeni në lëvizje këto kohë si janë marrëdhëniet me kolegët. Jeni zenë me ndonjërin prej tyre?

Me aq kontakte sa kam patur deri tani, kam krijuar vetëm marrëdhënie të mira shoqërore dhe pune. Për mua nuk ka arsye pse të kem marrëdhënie të këqija me ndonjërin prej tyre.

A kushton shumë arti në Shqipëri?

Patjetër që po.

Çfarë sakrificash ke bërë për të mbajtur trupin në formë?

Të jesh artiste sot duhet të jesh e kompletuar nga të gjitha anët dhe të mbajturit të trupit në formë është një nga pikat .S’mund të them se kam bërë sakrifica, por ndihem shumë mirë me fizikun tim.

Mendon se njerëzit veç vokalit duan edhe këngëtare shumë seksi?

Një artist duhet të jetë i kompletuar dhe padyshim që aparenca është një plus, por e pavlefshme nëse mungon talenti. Është e rëndësishme që këngëtarët të ruajnë origjinalitetin në atë ç’ka duan të përcjellin.

Në Këngën Magjike erdhët me një pamje të re, flokët e kuqe, kështu do ta shohim Encën në vijim?

Me look-un e momentit ndihem vetvetja. Më pëlqen shumë dhe mendoj se më personifikon.Besoj se do ta mbaj dhe për pak kohë (qesh).

Jeni pro ndërhyrjeve kirurgjikale?

Jo dhe jo. I vetmi rast kur unë do ti mbështesja ndërhyrjet kirurgjikale do ishte vetëm kur defekti në fjalë përbën problem të rëndësishëm shëndetësor.

Pak ditë më parë Floriani i vogël në një video në You tube ka thënë se këngën “Ngjyra e kuqe”, ua kushtuar ju, si ndiheni ?

(Qesh) Shumë e privilegjuar, mu bë shumë qejfi.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!