Krisja e raporteve me Mourinhon, Nicolo Zaniolo mes Milanos dhe Londrës

Krisja e raporteve me Mourinhon, Nicolo Zaniolo mes Milanos dhe Londrës

Zaniolo dhe Mourinho

Nicolo Zaniolo kërkon largimin nga Roma pasi dëshiron më shumë minuta. Sulmuesi anësor i Romës ka disa oferta, mes të cilave Tottenham, Milan dhe Inter. Për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, Zaniolo largohet për një ofertë të mirë që vlerësohet nga klubi.

“Unë në fakt kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Zaniolo, gjithmonë jam përpjekur ta ndihmoj dhe ai gjithmonë është përgjigjur me përpjekje të jashtëzakonshme në fushë. Unë gjithmonë e mbroj atë dhe kam qenë gjithmonë pranë tij", tha fillimisht Mourinho.

Mourinho vijoi më pas duke thënë se Zaniolo do largohet vetëm për një ofertë të mirë.

"Për momentin ai dëshiron të largohet, është diçka që duhet ta pranoj. Ai ikën vetëm nëse një ofertë e mirë vjen për klubin.  Sepse nëse Nicolo largohet, dikush duhet të vijë. Nëse ai shkon të kalojë gjashtë muaj diku tjetër, edhe nëse është në një ligë të mirë ose një ekip të mirë, ai sigurisht që nuk do të shkonte në këmbim të asgjëje", tregoi Mourinho.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani