Krisje koalicioni? Maksim Kona:
S’merrem me politikën e madhe

Krisje koalicioni? Maksim Kona:<br />S’merrem me politikën e madhe
Kandidati i LSI për bashkinë e Kavajës, Maksim Kona ka folur për herë të parë për Report Tv pas zyrtarizimit.
 
Ai shprehet i bindur për fitoren, ndërsa shton se do të japë kontributin e tij për zhvillimin e qytetit të Kavajës.
 
Pyetjes nëse kandidimi i tij është një krisje në koalicionin PS-LSI, ai shprehet se 'nuk merrem me politikën e madhe të Tiranës'.
 
Intervista e plotë e Maksim Konës

Z. Kona a është e vërtetë që do të kandidoni për LSI?

Jam tek KZAZ e Kavajës po dorëzoj dokumentacionin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit që do zhvillohen në Kavajë, ku do përfaqësoj LSI-në.
 
Unë dua te jap kontributin tim për këtë qytet. Kam një CV të pasur kam punuar shumë vite jashtë vendit dhe eksperiencat e mia dua ti implementoj në Kavajë.
 
Cilat janë pritshmeritë tuaja?
Un kam bindjen se do fitoj pasi e njoh mirë këtë qytet dhe kam një plan konkret për zhvillimin e tij. Sa i përket kandidateve të tjerë nuk dua ti komentoj.
 
Kandidimi juaj në emër të LSI a është de fakto një prishje e koalicionit PS –LSI?
Unë nuk merrem me politikën e madhe të Tiranës, por dua të jap kontributin tim për qytetin e Kavajës ku unë jam rritur dhe janë qytetaret ata që me kanë shtyrë në këtë garë.
 
Në zgjedhjet e 7 majit tentova të kandidoj si pavarur, por për ceshtje të mungesës së dokumentacionit nuk u regjistrova dot në kohë në KQZ.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet