Midis Kendall Jenner dhe basketbollistit Chandler Parsons po përflitet për një lidhje të mundshme.

Këtë pëlqim midis dy të rinjve duket se e ka miratuar edhe mamaja e familjes Kardashian Kris, e cila e ka ftuar Chandler në emisionin live “Keeping Up With the Kardashian”.

Kendall ka qenë e lidhur me Harry Styles të grupit “One Direction” dhe Ashton Irwin më parë dhe tashmë ka dhënë pëlqimin e saj për Chandler.

kendall jenner

Ata nuk janë parë së sëbashku dhe nuk e kanë miratuar lidhjen e tyre por kanë darkuar në grup shoqëror.

Kendall thotë se nuk e pranon që të shohë basketbollistin duke u puthur me vajza të tjera as për punë.

Një burim ka treguar që Parsons ka hequr dorë nga filmi “The Bachelor” ku kishte mundësi për njohje të reja, pasi kishte deklaruar që po kërkon për gruan e jetës së tij.

Mamaja e saj është e lumtur që familjes së tyre së shpejti do t’u shtohet një anëtar i ri.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)