Kristi Ramadani i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes së mbajtur në Bullgari disa javë më parë. Tanimë rezultati i sportistit është 'certifikuar' edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit për Doping, ku shqiptari ka rezultuar negativ.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila ditët e fundit u përball me akuza për korrupsion dhe fshehje të rezultatit për testet e dopingut. Kampioni Erkand Qerimaj hodhi akuza mbi kreun e institucionit, Elez Gjoza, me FSHP që tha se shkodrani do përballej në gjykatë për shpifje.
Kështu, Kristi Ramadani edhe zyrtarisht është nënkampion i Europës dhe i dhuron vendit dy medalje.
"Sot më datë 08/03/2024 vjen më në fund përgjigjia e shumëpritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Ndërkombëtare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nënshtrua testit në gjak dhe urinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofie, Bullgari më datë 16 Shkurt 2024.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe Shqipëria ka një nënkampion Evrope të ri, Kristi Ramadanin. Eshtë i rëndesishem ky njoftim, pasi ka pasur shumë aludime, thashetheme, denigrime në drejtim të këtij sportisti të ri me shumë perspektive", thuhet mes të tjerash në njoftim.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.9%
-
Keq
35.8%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në gjyq me Agron Shehajn për shpifje, Lapaj shkon në GJKKO! Shtyhet seanca, e radhës më 21 janar
7 Janar, 09:30
-
Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi mrekullon në Austri, e mbyll vitin në podium! Renditet e treta në pistën e Semmering
28 Dhjetor 2025, 15:59
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi e pafat, gabon në lëshimin e dytë në pistën e Austrisë dhe del pa pikë
27 Dhjetor 2025, 12:12
-
Kupa e Botës për Ski/ Gabimi e skualifikoi nga gara e Francës, Lara Colturi zbret në vendin e gjashtë në renditjen e përgjithshme
17 Dhjetor 2025, 13:35
-
VIDEO/ Skiatori Denni Xhepa ngre lart flamurin kuqezi, fiton garën e Slalomit në Francë
11 Dhjetor 2025, 08:59
-
Fundjava e Kanadasë ishte për t'u harruar, Lara Colturi mbetet e dyta në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës për Ski
9 Dhjetor 2025, 12:52
-
Kupa e Botës për Ski/ S'është fundjava e Lara Colturit, skiatorja kuqezi renditet e 15-ta në Slalomin Gjigant
7 Dhjetor 2025, 20:15
-
Kupa e Botës për Ski/ Kushtet atmosferike s’e favorizojnë, Lara Colturi renditet e 23-ta në pistën e Kanadasë
6 Dhjetor 2025, 22:53
-
Ertjan Kofsha 'ndjek' Briken Caljan, merr tre medalje ari dhe vendos rekorde në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes
4 Dhjetor 2025, 09:27
-
Briken Calja rikthehet në majë, 3 medalje e rekorde në Ballkaniadë! Peshëngritësi: 3 vitet e fundit, më të vështirat të karrierës
3 Dhjetor 2025, 20:03
-
Kampionati Ballkanik i Peshëngritjes/ Briken Calja 'lahet në ar', fiton tre medalje me rekord! Zhgënjen Erkand Qerimaj
3 Dhjetor 2025, 13:36
-
Tre suksese në Kupën e Botës, Lara Colturi: S'e mendova podiumin, gara ishte e vështirë
2 Dhjetor 2025, 11:17