Akuzat e Erkand Qerimaj për Elez Gjozën, reagon Federata e Peshëngritjes: Kujton se s'ka njeri mbi të, dje tentoi incidentin me presidentin

Akuzat e Erkand Qerimaj për Elez Gjozën, reagon Federata e Peshëngritjes: Kujton se s'ka njeri mbi të, dje tentoi incidentin me presidentin

Kombëtarja e peshëngritjes dhe presidenti i FSHP (në mes)

Shtanga është futur në një diskutim mes akuzash për shpërdorim fondesh, përvetësim të lekëve që paguajnë taksapaguesit dhe fshehje të një peshëngritësi që rezultoi me doping.

Pas akuzave që Erkand Qerimaj bëri paraditen e së enjtes kundër Federatës së Peshëngritjes dhe presidentit Elez Gjoza, këta të fundit i janë përgjigjur kampionit shkodran.

Në kundërpërgjigjen e FSHP-së, Qerimaj akuzohet se kërkon të mos lejojë mbështetjen për sportistët e rinj, teksa njëherazi bëhet me dije se Gjoza ka qenë ndër personat që ka gjetur fonde për shtangën, në kohën kur grantet nga ministria e Sporteve vonoheshin.

"Absolutisht një pretendim qesharak dhe i shpifur. (Bashkangjitur gjeni faturën me emrat e personave të akomoduar në Sofje, Bullgari, faturën nga Federata Bullgare dhe vlerën e paguar kësaj federate).

Duam të bëjmë me dije opinionin dhe sigurisht zotin Qerimaj që grumbullimi I bërë për Kampionatin në Sofje dhe fatura e këtij aktiviteti është mundësuar nga njohjet personale të Presidentit me një hotel nëpërmjet një kontrate shërbimi me të drejtë kthim pagese me ardhjen e fondit dhe në qoftë se federatë do priste dhe do të vepronte në momentin që do të vinte Fondi Grant asnjë sportist nuk do grumbullohej dhe asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë kampionat kaq të rëndësishëm", thuhet mes të tjerash në reagimin e FSHP-së, që e mbyll kundërpërgjigjen se do i drejtohet gjykatës për shpifje.

Reagimi i plotë:

Informojmë opinionin publik se ditën e sotme ka ndodhur një dizinformim publik nga ana e një prej sportistëve tanë Z. Erkand Qerimaj.

Në një postim në rrjete sociale sportisti Qerimaj shprehet se ka ndodhur një rast në sportin tone pozitiv me DOPING dhe pretendimi i tij është që Federata e ka mbajtur të fshehur me motivacionin për mbrojtjen e Federatës dhe Presidentit. Ky është një pretendim absolutisht i pavërtetë dhe dizinformues, në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes nuk ka asnjë njoftim që një prej sportistëve tanë të jetë kapur pozitiv me DOPING dhe federata ta ketë fshehur këtë rast. Përkundrazi federata ka një bisede zyrtare nëpërmjet e-mailit me OKAD (organizata kombëtare Antidoping) të cilën i drejtohemi dhe interesohemi nëse nga testimet e fundit mbajtur datë 13.01.2024 me propozimin e federatës për testimin e 6 sportistëve pretendentë në Kampionatin Kombëtar për të Rritur është ndonjë sportist i dyshuar Pozitiv ose Negativ. OKAD përgjigjet se sportistët e testuar mund të gjejnë rezultatet e testimeve në llogarinë e tyre në sistemin ADAMS. (Bashkangjitur e-maili me OKAD)

Një tjetër pretendim i Qerimajt është që Presidenti ka përvetësuar fonde nga granti i federatës dhe se në aktivitetin e fundit Presidenti ka bërë turizëm me familjen.

Absolutisht një pretendim qesharak dhe i shpifur. (Bashkangjitur gjeni faturën me emrat e personave të akomoduar në Sofje, Bullgari, faturën nga Federata Bullgare dhe vlerën e paguar kësaj federate).

Duam të bëjmë me dije opinionin dhe sigurisht zotin Qerimaj që grumbullimi I bërë për Kampionatin në Sofje dhe fatura e këtij aktiviteti është mundësuar nga njohjet PERSONALE të Presidentit me një hotel nëpërmjet një kontrate shërbimi me të drejtë kthim pagese me ardhjen e fondit dhe në qoftë se federatë do priste dhe do të vepronte në momentin që do të vinte Fondi Grant asnjë sportist nuk do grumbullohej dhe asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë kampionat kaq të rëndësishëm.(Bashkangjitur fatura e aktivitetit PAGUAR nga biznesi mbështetës nëpërmjet njohjes PERSONALE ME PRESIDENTIN).

Duam të bëjmë me dije opinionin publik dhe Z. Qerimaj se Presidenti jo qe nuk ka përvetësuar fonde nga Federata (gjë lehtësisht e verifikueshme) por ka ndihmuar financiarisht federatën me njohjet e tij PERSONALE si :

1- Mundësimi i Financimit nga Biznese të ndryshme në momentet që Federata nuk ka marrë fondin Grant apo ky fond është shpenzuar me të drejtë kthim fondesh kur Federata të ketë mundësinë ekonomike.

2- Aktiviteti i mbajtur ne Katar në periudhën dhjetor 2023, periudhë që Federata ka qenë pa fonde, akomodimi i grupit të sportistëve dhe trajnerëve shqiptarë, ushqimi, taksa e pjesëmarrjes dhe transporti i brendshëm që mbulon marrësi i aktivitetit në Katar ka qenë e sponsorizuar nga Presidenti i Federatës së Katarit prej lidhjeve të ngushta MIQËSORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federatës sonë. (Këto shërbime federatës mund t’i kushtonin mesatarisht 6.000 USD)

3- Biletat e avionit për në Aktivitetin e Katarit janë mundësuar nga NJOHJET PERSONALE të Presidentit me të drejtë pagese në momentin që do të vinte fondi Grant gjë e cila në qoftë se nuk do të realizohej asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë aktivitet.

4- Aktiviteti i këtij viti që do të mbahet në Bahrejn në muajin dhjetor 2024 do te jetë gjithashtu një aktivitet në te cilin Akomodimi, Ushqimi, Taksa e pjesëmarrjes dhe transporti i brendshëm në Bahrejn do të sponsorizohet nga Presidenti i Federatës se Bahrejnit prej lidhjeve të ngushta MIQËSORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federatës tonë.

Por sigurisht si këto mundësi që Presidenti ka mundësuar dhe ndihmuar FSHP mund të përmendim me qindra, por nuk ja vlen sepse Presidenti të gjitha këto i mundëson sepse ka qenë një Ish Sportist dhe është një person i cili e dashuron sportin dhe gjithçka bëhet me zemër, jo me laps.

Dëshirojmë ti themi zotit Qerimaj që Presidenti ABSOLUTISHT me fondin e tij personal ka të drejtë të marrë me vete këdo familjar të tij pa i’u detyruar një shpjegim askujt.

Sigurisht që çdo veprim apo reagim e ka një shkak nga se vjen.

Shkaku i këtij postimi është gara e fundit e mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Shkak i këtij postimi kaq të madh vjen si pasojë e arritjes të rrëmbimit të dy medaljeve nga sportisti Kristi Ramadani dhe mbështetja e sportistëve të rinj nga Federata.

JU BËJMË ME DIJE QË FSHP SI KUNDËR CDO FEDERATË TJETËR DO TË MBËSHTESË SPORTISTËT E RINJ, DO TË MBESHTESE ÇDO INDIVID QË KA TË ARDHME NË KËTË SPORT DHE NUK DO INVESTOJË KURRË NË MARRJEN E TALENTEVE TË HUAJA NGA SHTETET E TJERA POR MENDOJMË DHE BESOJMË SE SHQIPËRIA JONË E VOGËL KA SHUMË MUNDËSI TË NXJERRË PLOT TALENTE TË REJA.

Federata do të mbështesë çdo sportist të ri dhe do të investojë tek ata me çfarëdo lloj kostoje apo shpifjeje që vijnë nga këta individë.

Shkak i ketij postimi ka qenë Erkand Qerimaj, i cili mori vesh ditën e djeshme që Federata s’do ta ndalojë kurrë nismën e saj për promovimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e brezit të ri.

Ditën e djeshme Z. Qerimaj donte të ishte iniciator i një incidenti me Presidentin në një ambient publik, incident i cili u shmang nga Presidenti pasi roli i këtij të fundit është bashkëpunues dhe jo përçarës. Ky incident donte të iniciohej nga Qerimaj pasi i është drejtuar Presidentit: Pse po mbështet të rinjtë kot pa motivacion si Kofsha, Rrasa, Mullisi dhe specifikisht Kristi Ramadani dhe po na harxhon fondin kur mund të na e japësh ne të rriturve?

Përgjigja e Presidentit ishte: Erkand mos fol kështu sepse Kofsha në Meksikë u shpall kampion bote, Rrasa, Mullisi dhe Carja sportistë me shumë perspektivë e të cilët renditen në 5-7 e Europës dhe Botës ndërsa Kristi Ramadani ishte sportisti që të mundi ty me 6 KG në dygarësh në garën e fundit në Sofje.

Fjalia e fundit ishte ajo çka e irritoi më shumë Qerimajn dhe nga nervat donte të krijonte një incident i cili siç e përmendëm u shmang me shumë kujdes.

I themi Z. Qerimaj se Federata do të vazhdojë ashtu siç ka bërë 3 vitet e fundit dhe do ta çojë deri në fund këtë nismë.

PADISKUTIM FEDERATA DO TË MËSHTESË BREZIN E RI DHE DO KRIJOJMË NJË ZËVENDËSIM TË PADISKUTUESHËM BREZASH.

Federata dhe Presidenti nuk trembet nga askush dhe asgjë sepse çdo gjë është e pastër si kristal.

Meqë Z.Qerimaj pretendon këto akuza për Presidentin pse kërkon çdo ditë të konsumojë kafen e mëngjesit çdo ditë me Presidentin?

Pse kërkon Presidentin për dreka me të dhe trajnerin e tij për këshillime si do jetë vazhdueshmëria e tij?

Pse Z. Qerimaj dhe Zonja e tij e nderuar i kanë bërë dhuratë Zonjës së Presidentit në aktivitetet e fundit?

Çdo akuzë e Qerimajt vjen si pasojë e fjalisë të thënë nga Presidenti: Ramadani, i riu te cilin se ti mendon që unë bej gabim që e mbështes, të mundi garën e fundit me 6 KG diferencë dhe arriti të marrë 2 medalje Argjendi.

Problemi i zotit Qerimaj është se mendon se nuk ka asnjë sportist mbi të por e ka gabim. Për Federatën çdo sportist është i njëjte si gjithë të tjerët. Por Qerimaj kërkon që të marrë në mënyrë të padrejtë fonde të pa merituara. Absolutisht që ne nuk do lejojmë askënd që të përfitojë pa të drejtë.

I bëjmë thirrje Erkandit që ne nuk presionohemi siç ti i bën presion trajnerëve se do t’i ndërrosh si trajnerë, për te marrë shpërblimet e tyre në momentin që ti fiton medalje si trajneri Zef KOVAÇI, Sokol BISHANAKU apo Dritan SHPATA.

PER ÇDO AKUZË DHE PRETENDIM TË QERIMAJT NE NJOFTOJMË SE DO T’I DREJTOHEMI GJYKATËS DHE ORGANEVE KOMPETENTE PËR SHPIFJE, DIZINFORMIM PUBLIK DHE PRISHJE IMAZHI.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 23/02/2024 14:29

    Ne listen e dopingut te IWW federata boterore te peshengritjes gjendet te gjith emrat e sportisteve te kapur me doping . Esht e leht, per tu gjetur e verteta kujt i intereson. KLM Tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë