Kristian Matia, Virtuozi
klasik i skenës së Veronas

Kristian Matia, Virtuozi<br />klasik i skenës së Veronas
Ai ishte vetëm 11 vjeç kur nisi të hedh hapat e parë në balet, rastëi kjo e diktuar nga motra e tij. Ky është balerini Kristian Matia, i cili përmes këtij rrëfimi na tregon hap pas dashurinë e tij për baletin, skenën e ëndrrave dhe eksperiencën e tij në disa talk-show në “Rai Uno” dhe në Balletto Classico në Reggio Emilia. Edhe pse fillimet i ka në skenën e Veronas aty ku mori dhe formimin bazë të baletit klasik, ai tregon se synimi i tij është më larg, skena e San Pietroburgut “Mariinsky Theater”...
 
Kristian, çfarë është baleti për ju dhe si ka nisur pasioni drejt kërcimit?

Baleti është një art shumë i veçantë! Për të qenë një balerinë në radhë të parë duhet të sakrifikosh shumë, por është një profesion që kur je në skenë ndjehesh i lirë. Baleti, është arti që të bën të shprehesh përmes gjuhës së turpit, art ky që jo të gjithë e kuptojnë dhe e ndjejnë. Sa herë që flas për baletin kujtoj ankthin që skena më jep para performancës, por kjo zhduket kur publiku më duartroket dhe sigurisht pas çdo performance ndjehesh i rilindur. Fëmijëria ime ka qenë fokusuar tek futbolli dhe ka qenë e rastësishme lidhja me baletin; një ditë motra e cila prej kohësh studionte për balet më mori gjatë një klase baleti. Në sallën e baletit një mësuese e baletit klasik më dha bazat e baletit klasik. Këtu filloi gjithçka...
 
kristian matei


Po përsa i përket eksperiencës si balerinë në Verona, ka qenë e vështirë?

Eksperienca ime si balerin profesionist, filloj në Firenze te Ansambli i Shkollës “Junior balletto di Toscana”, ku direkt pas kësaj eksperience mora pjesë tek emisioni “Rai Uno” (Il più grande spettacolo dopo il ëeek end), në vitin 2012 jam bërë pjesë e grupit ‘Rbr Dance Company’, ku dy vjet më vonë kam marrë pjesë edhe në Balletto Classico në Reggio Emilia. Ndërkaq, në shkurt të 2015-ës do të jem pjesë e grupit të baletit “Egribianco Danza” në Torino. Në fakt, për të marrë pjesë në ansamble të baletit është shumë e vështirë sepse ka shumë konkurrencë e jo gjithmonë shkon ashtu siç ne dëshirojmë.
 
Kush janë skenat që ke performuar deri më tani dhe a mendon se një ditë do të prekësh skenën e ëndrrave?

Kam performuar në shumë skena të Teatrit Italian dhe në shumë balete; nga “Romeo e Giulietta”, “le Corsaire”, “Sacre du printenps” e “Don Quixote” e shumë të tjerë. Por, ëndrra ime është të marrë pjesë në skenën e San Pietroburgut (Mariinsky Theater) sepse ajo skenë i ka dhënë dritë baletit klasik.
 
Cili është zhanri që ti ushtron më së shumti në balet… dhe a të pëlqen të eksperimentosh në këtë fushë?

Zhanri im është baleti klasik, por marr pjesë edhe në baletin kontemporan (modern). Çdo ditë duhet të ushtorhesh shumë sepse baleti s’ka limit, ndërkohë që trupi mëson lëvizje të reja çdo moment. Ushtrimet të ndihmojnë për të krijuar virtuozizëm, elegancë dhe pastërti në gjuhën e trupit, duke nxjerrë në pah karakterin e një balerini.

kristian matei
 
 
Nëse një ditë do të jepej mundësia të ushtroheshe në balet në Shqipëri, do ta braktisje Italinë?

Pedagogët shqiptar janë të njohur në të gjithë europën për balet klasik. Nëse një ditë do të më jepej mundësia me ushtruar baletin në Shqipëri, do të lija skenat italiane, por akoma nuk mendoj të jem mes kësaj zgjedhje.
 
Kush është idhulli juaj në balet?

Idhulli im i baletit, si i shumë balerinëve është Baryshnikov, një balerin me një teknikë, elegancë e virtuozizëm të jashtzakonshëm.
 
Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen?

Kam dëshirë të marrë pjesë në disa kompani, duke mundësuar kështu të jem një balerin profesionist që e do çdo skenë. Ndoshta, në një të ardhme të rikthehem në vendilndjen time për të hapur një akademi baleti ku në qendër të jenë talentet e reja ashtu siç pedagogët më kanë ushtruar mua.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër