Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pazakonte teksa është ulur përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp. Kapiteni portugez pa dy shishe Coca-Cola përballë tij dhe i largoi menjëherë.
Ai mori një shishe uji, ia drejtoi gazetarëve duke thënë se nuk duhet të pinë pije të gazuara: Uji të bën mirë.
Ndërkohë sot pritet që Portugalia të përballet me Hungarinë në kuadër të ‘Euro 2020’.
Komento