Kristiano Ronaldo duket se është shumë i zoti për të bërë fëmijë aq sa është edhe për të bërë gola, dhe këtë herë janë dy binjakë.
Kampioni i Real Madrid është bërë babai i dy binjakëve të lindur në Amerikë më 8 qershorë nga një nënë zëvendësuese dhe jo nga e dashura Georgina Rodriguez e përfolur gjithashtu për një shtazëni të mundëshme.

Eva dhe Mate duket se janë emrat e binjakëve, të cilët vijnë pas djalit 7-vjeçarë të kampionit i lindur gjithashtu nga një nënë zëvendësuese.

Por numri i fëmijëve të kampionit mund të shtohet nëse janë të vërteta fjalët mbi shtazëninë e Gerogina Rodriguez, Ronaldo mund të mburret edhe për një tjetër “gol”.

Ronaldo e Georgina, janë bashkë prej disa muajsh, dhe para më pak se një jave Ronaldo publiko në instagramin e tij një foto me georgin-ën, nët ë cilën dukej i dyshimtë barku i vajzës. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com