Kristin dhe Kikën i zë vapa?!
Fyerje dhe tallje për banorët e BB8!

Kristin dhe Kikën i zë vapa?!<br />Fyerje dhe tallje për banorët e BB8!
Mesa duket temperaturat e larta të verës i ka zënë edhe dy nga banoret e BB8, Kikën dhe Kristin. Në një video të postuar ne faqen personale te Kikës ata shihen duke ofenduar rëndë dy prej finalistëve të Big Brother 8, Albën dhe Veselin por nuk janë mjaftuar me kaq ata kanë ironizuar edhe këngën e Vigan Shehut, një ish konkurent i Big Brother 7.

Ata gjatë xhirimit të videos janë duke udhëtuar me makinë, kur një moment shfaqet Kika e përkëdhel Kristin në gushë dhe i thotë “Te vrasi Alba Cobo ty” ndërsa Kristi i kthehet duke i thëne: “Ca Alba Cobo thua! Shiko, e mbyti atë kuç*n ne Big Brother dhe do të më mbyti edhe mua”.

Më pas ata vazhdojnë pak ironizim për Alben dhe i kthehen Veselit, nderkohë Kika shprehet: ”Po ikim tani tek Prizreni, urojmë që ta shohim surratin më të keq në botë Veselin” ku në këte moment replikon Kristi: ”Jo Veselin, Ezelin, Ezelin”, përsëri Kika ndërpret Kristin dhe thotë: Ezelin, Ezel kuc*ën dhe me bast kemi disa takime atje”.

Kristi vazhdon “ Zoti Kreshnik u ngatërrua, po ne kemi vajtur për të takuar Ezelin që ka ardhur nga turqia jo Ezelin e Big Brother-it” ndërkohë që Kreshniku përsëri shton “Dhe përshendesim Ezelin me këngën e Vigan Shehut (ish banor i BB7) Ti mendon… sepse jane tri zemrat e bashkuara (bën shenjën e zemrës me duar)”.

Por nuk ka munguar edhe replika e Veselit, ai ka postuar një video në Instagram duke kënduar një pjesë të këngës së Getoar Selimit “Ma i madhi n’ven 2” , “Nuk e shaj kërkon se s’kom nevoj për emër… veq mos harro qe un gjithmon … E BOJ TEMEN” me ketë shkrim ai shoqëron dedikimin e tij kundër tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 

Video Skandal.Kika & Kristi nga Big Brother Albania 8, xhirohen ne kamera teksa ofendojne Alben, Veselin, por edhe tallen me kengen e Viganit...

Posted by Olti Curri on 2015-08-02






 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!