Kristina Neranxin do ta shihnim në "Miss Shqipëria", ku do të kurorëzohej si Miss Turizmi, por modelimi nuk është një prioritet për bionden simpatike.

Vajza e ish-deputetit të Parlamentit, Nikollaq Neranxi duket se i ka hyrë tashmë botës së biznesit.



Përveç një bar-pastiçerie, ajo ka inaguruar këto ditë edhe një restorant të ri së bashku me motrën e saj, Efin. THASH&THEM, ka siguruar fotot ekskluzive të këtij inagurimi, ku shfaqen dy motrat Neranxi.



25 vjeçarja i ka hyrë tashmë një sfide, që për të është mjaft interesante.

Kjo edhe për faktin që është diplomuar për menaxhimbiznes pranë universitetit të New Jorkut në Greqi.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/2