Kristjan Asllani nuk do largohet nga Interi në këtë merkato vere, me mesfushorin e Kombëtares që do ketë konkurrencë të fortë. Kjo pasi zikaltërit kanë gjetur akordin dhe kanë bërë të vetin Davy Klaassen, 30-vjeçarin e Ajax.
Lojtari pritet sot në Milano për testet mjekësore për të nënshkruar më pas një kontratë një vjeçare, me opsion për një sezon tjetër me pagë 1.5 milionë euro dhe do të kompletojë një repart të përshtatur me konfirmimin e Sensit.
Dështimi për të afruar Samardzic bëri që Marotta dhe Ausilio të merrnin lojtarin e Ajax, me Klaassen që kishte edhe një vit kontratë me holandezët. Interi është tashmë i kompletuar, i ndërtuar në mënyrën më të mirë të mundshme me alternativa në çdo rol dhe i gatshëm për të tentuar titullin kampion në Serie A dhe yllin e dytë në fanellë.
Inzaghi ka një "makineri perfekte" në duart e tij pavarësisht largimeve në sulm të dy sulmuesve të nivelit të parë si Lukaku dhe Dzeko, gjithashtu dhe lamtumirat me Brozovic dhe Onana.
Davy Klaassen në testet mjekësore