Kristjan Asllani nuk po kalon orë të qeta te Inter. Mesfushori i Kombëtares ka luajtur më pak se 600 minuta këtë edicion, teksa një sezon më parë ishte protagonist absolut me Empolin.
Tanimë në Itali janë duke treguar se Asllani mund të përfshihet në një operacion me Sassuolon, për marrjen e Davide Frettesit në Milano. Zikaltërit po mendojnë të përfshijnë Asllanin në shkëmbim, me minutat për të që këtë sezon kanë qenë të pakta.
Edhe dëmtimi i Brozovic nuk i dha hapësira Asllanit, me 22-vjeçarin e Kombëtares që kërkon më shumë minuta dhe një largim në fundin e sezonit nuk është i pamundur. Janë mediet në Itali që e lidhin të ardhmen e Asllanit me një kalim te Sassuolo.