Kristjan Asllani titullar, Inzaghi i beson më shumë minuta te Interi

Kristjan Asllani titullar, Inzaghi i beson më shumë minuta te Interi

Kristjan Asllani

Vetëm 111 minuta të ndara në nëntë ndeshjet e Serie A janë shumë pak për Kristjan Asllanin, yllin e mesfushës së Kombëtares që luan për Interin në Itali. Tanimë mediet tej Adriatikut tregojnë se 21-vjeçari nga Elbasani së bashku me Frattesin do marrin më shumë minuta nga Inzaghi.

Trajneri po mendon për disa ndryshime në formacion gjatë Inter - Bologna nesër në Kupën e Italisë. Gazzetta dello Sport flet për zgjedhjet e mundshme të trajnerit të zikaltërve, ndryshimet e të cilit do të kenë të bëjnë kryesisht me mesfushën dhe Asllani e Frattesi do veshin një fanellë titullari.

Ende jashtë Sanchez, i cili përpiqet të rikuperohet për Leçen. Përpara ka vend për Arnautovic, ndoshta me Lautaro në krah të tij (duke qenë se argjentinasi pushoi në Champions League kundër Real Sociedad).

Titullar Barella në mesfushë, ashtu si në krahun e majtë duhet të jetë radha e Carlos Augusto. Në portë është radha e Audero.

Formacioni i mundshëm:

INTER (3-5-2): Audero; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Frattesi, Asllani, Barella, Carlos Augusto; Lautaro, Arnautovic.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë