Kristjan Asllani vendos rekord të ri në Serie A

Kristjan Asllani vendos rekord të ri në Serie A

Kristjan Asllani

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani shënoi golin e parë për Interin, kjo në fitoren 2-1 kundër Genoas. Titullar prej tre ndeshjes, Asllani ka vendosur rekord në Serie A.

Sipas të dhënave të Sofascore, Asllani ka çuar në destinacion të gjitha pasimet që ka tentuar në ndeshjen e së hënës në darkë, 77 nga 77. Kjo është një e dhënë fantastike për 21-vjeçarin e Kombëtares që po bën 'regjisorin' në mesfushën zikaltër.

Për shkak të asnjë gabimi në pasime gjatë 90 minutave dhe golit, Asllani ishte pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27-të në Serie A, teksa ka bërë "me dhimbje koke" edhe Simone Inzaghin, me trajnerin që ka shumë emra për një rol në mesin e fushë.

Dëmtimi i Calhanoglu i hapi rrugën aktivizimit të Asllanit, që me një fanellë titullari mbi shpinë tregoi cilësitë e tij dhe bëri që drejtuesit e Interit mos ndiheshin të keqardhur për 14 milionët e eurove të derdhura në arkat e Empolit për shqiptarin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë