ATHINË - Zbulohen fotot e nënkryetarit të Agimit të Artë, Kristos Papas, me veshje naziste. Edhe pse Papas para gjykatës kishte mohuar të ishte ithtar i nazizmit dhe i Hitlerit, fotot tregojnë të kundërtën.
Media greke, kanë publikuar gjatë ditës së sotme disa foto, ku tregohet Papas me veshje ushtarake naziste, me kryqin e thyer në krah.
Në foto të tjera ai paraqitet edhe duke nderuar si nazistët. Fotot janë gjetur në banesën e Kristos Papas gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, pas vetëdorëzimit të tij në polici.
Në banesën e Papas, është gjetur dhe një tekst të himnit nazist. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur edhe pulla me mbishkrime të Musolinit si dhe disa prodhime me etiketat e Italisë nën drejtimin e Musolinit.

(Në foto: Krists Papas me veshje ushtarake dhe kryqin e thyer nazist)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com