Kritere të reja për punësimin
e mësuesve, i përzgjedh bordi

Kritere të reja për punësimin<br />e mësuesve, i përzgjedh bordi
TIRANE - Për këtë vit të ri arsimor, përzgjedhja e mësuesve dhe e drejtuesve të shkollave do të bëhet nga bordi drejtues në secilin prej institucioneve arsimore. Ky kriter përcaktohet në Ligjin e ri të Arsimit Parauniversitar, i cili ka hyrë tashmë në fuqi.

Sipas Jovan Kristiqit, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, kjo mënyrë e re do të sjellë edhe përmirësimin e sistemit parauniversitar. Ndërkaq, Kristiqi nuk lë pa theksuar faktin se të gjithë ata studentë që mbarojne një shkolle pa master dhe pa praktikë profesionale, nuk do kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e mësuesit.

Ai shprehet: "Për herë të parë këtë viti ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Sistemin Parauniversitar. Në ligj tregohen qartë përzgjedhja e drejtorit dhe e mësuesve të shkollës; në ligj dominojnë 2 cilësi kryesore: së pari, shkëputja nga emërimet politike dhe së dyti, transparenca e emërimeve.

Për shembull, për emërimin e drejtorëve, ngrihet një komison i posaçëm. Ata nuk emërohen më nga Drejtori i Arsimit, që vendoste se cili do të ishte drejtori, por meren nga një komision i posaçëm që përbëhet nga 5 vetë: Një përfaqsues i pushtetit vendor, kryetari i bordit të shkollës dhe kryetari i këshillit të prindërve e njëkohësisht, edhe 2 mësues të shkollës.

Për sa i përket mësuesve, edhe ata zgjidhen më të njëjtin komision, ku më pas, nga të dhënat që i jep komisoni, vendoset për emërimin e mësusesit.

Në këtë ligj ka dhe kapituj të veçantë për kualifikimin e mesuesve. Duhet të jetë e qartë për të gjithë mësuesit e rinj, që nuk do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre nëse nuk kanë diplomë masteri dhe praktikë profesionale njëvjeçare. Kjo është një risi e re dhe reformë e re që ka zënë vend në ligj,"- përfundon Kristiqi.

Por,  edhe pse pak ditë na ndajnë nga fillimi i viti të ri shkollor, duket se disa shtëpi botuese nuk respektojnë rregullat për furnizimin me libra, nga ku, sipas Kristiqit, do të meren masa duke i zëvendësuar me shtëpi të tjera botuese.

Më 16 shtator, në të gjithë vendin nis viti i ri akademik për 600 mijë nxënës të sistemit parauniversitar në shkollat publike

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit