Kritika të ashpra për marrëveshjen e Brukselit: A po pozicionohen kundër planit evropian partitë opozitare në Kosovë?

Kritika të ashpra për marrëveshjen e Brukselit: A po pozicionohen kundër planit evropian partitë opozitare në Kosovë?

Kuvendi i Kosovës

Dy partitë opozitare në Kosovë, PDK-ja dhe LDK-ja vazhdimisht e kanë kritikuar Albin Kurtin dhe VV-në si anti-amerikan. Por, debatin i sotëm në Kuvend për dialogun me Serbinë ka treguar se këto parti ngadalë po pozicionohen kundër një marrëveshje që po përkrahet fuqishëm nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Dy partitë kryesore opozitare deri me tani ka kritikuar shumë kryeministrin Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë. Pasi pranimit dhe publikimit të këtij plani, PDK-ja dhe LDK-ja kanë filluar të kritikojnë edhe dokumentin, duke e konsideruar si shumë të dëmshme për Kosovën.

Në këtë mënyrë, PDK-ja dhe LDK-ja ngadalë po pozicionohen kundër një marrëveshje që po përkrahet nga aleatët kryesorë të Kosovës.

Para deputetëve, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se ky plan nuk i sjell të mira Kosovës.

 “Nga situata e para dy vjetëve kur aleatët tanë flisnin për marrëveshje finale me njohje në qendër kryeministri ka përfunduar në një kompromis të rëndë në një marrëveshja të përkohshme me Asociacionin në qendër. Nëse i analizojmë 11 nenet e marrëveshjes vijmë në përfundime dëshpëruese. Do të flisja për secilin nen për të treguar se si besoj se ato do të kthehen në zbatim por duhet të limitohem për shkak të kohës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se problemi më i madh i kësaj marrëveshje është neni 7.

“Neni 7 nuk flet për kompetenca të vetëqeverisjes lokale, kryeministri tha se flet për instrumentet e këshillit të Evropës, me qëllim harroi të thotë cila është fjalia pasuese, ‘bazuar në praktikat e mëhershme’. Ne i dimë praktikat e mëhershme. Nuk po të akuzoj që je duke bërë tradhti kryeministër, veç po them marrëveshja është e keqe. Neni 7 është më problematik se që po thua. Neni 11 është pikëpyetje e madhe, të shohim çfarë do të bëni për planin”, është shprehur Krasniqi.

Kritika ndaj dokumentit ka pasur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Dua të flas për dy çështje që ekzistojnë në paralele. Në foltore thotë unë insistojë të ballafaqojë të shkuarën me Serbinë por në tekst thotë për të tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës me Serbinë. Në foltore flet ndryshe në tekst thuhet ndryshe. Janë dy gjera të kundërta. Temën që e ngrite the se palëve u është kërkuar të ketë njohje reciproke nga presidentët amerikanë, por pse vendose të përfundosh në paragjykim për çështjet e statusit të vendeve”, ka thënë ai.

Më i ashpër se Abdixhiku ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është me e keqe se çdo marrëveshje që është arritur deri me tani në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se termi vetëmenxhim, i cili përdoret në marrëveshje, është vetëqeverisje.

Sipas tij, Kurti po mashtron kur po e mohon një gjë të tillë.

“Neni 7 po e referohet Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Minoritetit 1995. Ku ekziston kjo referencë në këtë nen? I vetmi instrument i nxjerrë nga Këshilli i Evropës që merret me vetemenaxhim dhe vetëqeverisjen është Karta e Evropiane. Në asnjë nen Konventa Kornizë për Mbrojtën e Minoritetit nuk merret me menaxhimin. Çka quajmë vetemenaxhim z. Kryeministër? Ti e di mirë çka po të them, ti e di mirë se çka jam duke folur. Çka qojmë vetemenaxhim, a është organizim? Ai organizim qysh rregullohet? Qysh funksionon? Si njihet ai organizim? A quhet qeverisje? Çdo organizim institucional quhet qeverisje, në sistemin tonë qeverisje lokale, ose qeverisje qendrore, ose edhe OJQ. Vetëmenaxhimi nuk është OJQ. Këtu nuk është OJQ. Këtu është organizim institucional i vetëqeverisjes. Prandaj z. kryeministër mos abuzoni me foltoren”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se përmes kësaj marrëveshje Serbia e njeh de facto Republikën e Kosovës.

“Maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetëmenaxhim i tillë është ajo që tashmë Kushtetuat e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor nuk ka asnjë referencë specifike se çka do të nënkupton një vetëmenaxhim i tillë përderisa tavani i lartë është Marrëveshja Kornizë e Këshillit të Evropës. Kjo nënkupton se rezultati duhet të jetë një format i respektit për të drejtat individuale, jo territoriale të pakicave, që bazohet në individin me të drejte dhe sipas përkatësisë e jo në institucionet a monopolet terriotrializuese të tyre.”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se kush e interpreton ndryshe këtë nen e ka gabim.

“Nuk besoj që mund të gjeni një jurist të mirë që nuk e konfirmon këtë gjë. Çka kam thënë për Asociacionin e ato 6 kushtet gjithçka vlen. Po e ritheksoj se nuk kam ndryshuar as në koncept as në qëllim. Ajo që kam bërë është që strategjikisht të bëj maksimumin për ndryshimin e saj. Pranim minimal i realitetit për ndryshim maksimal të tij. Unë besoj që ndërmjetësit kur e kanë shkruar draftin kanë bërë mirë që janë thirrur në rëndësinë e paqes meqë e dini që fqinji ynë ka bërë shumë veprime agresive vitin që shkoi. Unë nuk iu përkas atyre që thonë le të bëjë çka të dojë Serbia me statusin e saj”, ka thënë ai.

As në këtë seancë nuk është treguar se kur ujdia Kurti-Vuçiq mund të nënshkruhet dhe nëse ajo do të vije për miratim në Kuvend.

Në këtë mënyrë, edhe opozita nuk e ka treguar nëse në fund do ta përkrah këtë marrëveshje me vota apo do ta kundërshtojë atë./Nacionale

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja