I pyetur për BKH, kreu i SPAK Altin Dumani tha se në këtë institucion ka hetues të mirë, por edhe të tjerë që sipas tij lënë për të dëshiruar.
Ai vuri në dukje faktin se në godinën aktuale puna e tyre vështirësohet për shkak të ambientit të vogël, por shtoi se me godinën e re, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, ata do të kenë kushte më komode. Sipas tij, në godinën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetjen e dëshmitarëve, të cilat do të jenë me audio dhe video, shqetësim që është konstatuar edhe nga kryeministri Rama.
“Kemi 60 hetues të BKH të ndarë në dy seksione. E kam thënë dhe tani e them sërish,kemi hetues të BKH shumë të mirë, të zbardhur në faqe, që edhe prokurorit ia bën punën më të lehtë. Ka edhe hetues që lënë për të dëshiruar. Ka një proces vlerësimi që bëhet nga BKH dhe Prokurorë të Posaçëm që testojnë çdo dy vjet hetuesit e BKH. Ka hetues dhe janë për të dëshiruar, është punuar fort për trajtimet e tyre nga BE, apo edhe projekte të tjera. Punohet shumë me ta. Kushtet nuk i kemi pasur të mira për të ushtruar funksionet hetuesi të BKH. Janë 4-5 hetues në një zyrë, çka e vështirëson qoftë edhe marrjen në pyetje të një dëshmitari. Tashmë godina e re është marrë dhe shpresoj që brenda këtij vitit të bëhet funksionale, ku hetuesit do të jenë në kushte më komode për të ushtruar funksionet e tyre. Në godiën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetje dëshmitarësh, duke u regjistruar me audio dhe video. Gjithashtu për të hetuarit dhe të pandehurit ka dhoma të veçanta për pyetje se të gjitha këto na ndihmojnë edhe ne.”, u shpreh Dumani.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim

