TIRANË-Deklaratat e Kryeministrit Rama për SPAK paraditen e sotme opozita i interpreton si një presion të tij ndaj institucioneve të drejtësisë që të ndalin hetimet për aferat qeveritare. Deputeti Belind Këlliçin ka reaguar në emër të Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës.
Këlliçi është shprehur se deklaratat janë një mesazh i koduar i Ramës që të ndërpriten të githa hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt. Sipas tij kjo është një vepër penale, shumë e rëndë.

Nga ana e saj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur me një tjetër akuzë, duke thënë se Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, pasi ky i fundit ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di mjaft mirë. Kryemadhi vijoi më tej duke thënë se Rama ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.

E vetmja me një reagim nga Partia Demokratike zyrtare ka qenë Jorida Tabaku, e cila i ka kujtuar Ramës inceneratorët.  I pari nga opozita që reagoi për deklaratat e Kryeministrit Rama ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili cilësuar si sulm ndaj drejtësisë. Madje ai ka ngritur pyetjen: Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!

Salianji i ka bërë thirrje drejtësisë që të qëndrojë përballë presionit të Ramës që sipas tij kërkon t’i intimidojë.

Gjatë Asamblesë së PS, Rama kritikat ndaj SPAK i përqendroi edhe për Ilir Metën lidhur me hetimin e  ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, që sipas Ramës e gjitha kjo është bërë sepse kështu ka dashur presidenti Ilir Meta. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Monika Kryemadhi ripublikon dokumentet: Ja pse Rama po ushtron presion ndaj SPAK

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar sërish disa dokumente, që sipas saj tregojnë arsyen e vërtetë se pse Rama po ushtron presion ndaj SPAK. Dokumentet që ka publikuar Kryemadhi lidhen me çështjen e inceneratorëve.

 “Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta”, shkruan Kryemadhi.

Ora 16:22
Deklaratat e Ramës për SPAK, reagon edhe Tabaku: Shqiptarët po presin peshkaqenët e inceneratorëve

1651664329_tabaku.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të Ramës për SPAK. Duke e quajtur Ramnë ‘peshkaqeni kryesor i inceneratorëve’, ajo është shprehur se ai po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Sipas saj ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

“E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë të inceneratorëve”, ka shkruar Tabaku.

Ora 15:05
Deklaratat e Ramës, Këlliçi: Mesazh i koduar si presion ndaj SPAK

 

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu pas kritikave të kryeministri Edi Rama ndaj SPAK, duke thënë se ky ishte një mesazh i koduar që të ndërpriten të gjitha hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt.

"Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij.  I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit.  Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin”, tha Këlliçi.

Ora 12:40
Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Dvorani ka një histori të fshehtë dhe ti e di mirë! Dëmtove aksionin që do e arrestonte në flagrancë për korrupsion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur takimin me gjimnazistët i Tiranës, për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama akuzat e tij për SPAK.

Kësaj akuze, Kryemadhi i është përgjigjur me një tjetër akuzë, duke thënë se Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, pasi ky i fundit ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di mjaft mirë. Kryemadhi vijoi më tej duke thënë se Rama ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.

Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive dhe ai e di shumë mirë që kjo gjë sado të tentojë Rama nuk prishet, Rama kërcënon SPOAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK, por duhet të heqë drejtorët e Bashkive të Tiranës që të mos rrinë poshtë shtëpive të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që po ndodh sot me të rinjtë është e tmerrshme, Rama duhet të kuptojë që nuk duhet të kërcënojë shqiptarët sa herë i vjen litari në fyt.

 

Ora 11:45
Kritikat e Ramës ndaj SPAK, Salianji: Kush e ka frikësuar kryeministrin që po i ‘nxjerr’ dhëmbët drejtësisë

TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji i ka cilësuar si sulm ndaj drejtësisë, kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK në Asamblenë e PS.

“Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!”, kjo ka qenë pikëpyetja që ka ngritur Salianji në postimin e tij.

Deputeti i PD i ka bërë thirrje drejtësisë, duke thënë se duhet të qëndrojë përballë presionit të Ramës që sipas tij kërkon t’i intimidojë.

“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve! Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?! Çdo strukturë e drejtësisë në  Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar! Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”, shkruan Salianji.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi SPAK që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti Ilir Meta