TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji i ka cilësuar si sulm ndaj drejtësisë, kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK në Asamblenë e PS.

“Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!”, kjo ka qenë pikëpyetja që ka ngritur Salianji në postimin e tij.

Deputeti i PD i ka bërë thirrje drejtësisë, duke thënë se duhet të qëndrojë përballë presionit të Ramës që sipas tij kërkon t’i intimidojë.

“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve! Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?! Çdo strukturë e drejtësisë në  Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar! Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”, shkruan Salianji.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi SPAK që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti Ilir Meta. 


Lajmi kryesor:

Kritikat e Ramës ndaj SPAK, 'Rithemelimi': Sulm që të mos hetojë aferat e qeverisë! Kryemadhi: Ka një histori me Dvoranin! Salianji: Kush e frikësoi Kryeministrin?