
“Ka shumë kritika, por besoj se disa prej tyre janë të vërteta: nëse shikon Evropën, vëren se ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë”. Kështu u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, duke komentuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjatë një fjalimi në Forumin e Dohas.
“Duhet të kemi më shumë besim te vetja”, tha ajo, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i madh”.
“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për disa çështje, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Kallas.
Deklaratën, Kallas e dha nga Doha ku mori pjesë në një forum, teksa në panel u pyet në lidhje me 'Strategjinë Kombëtare Amerikane për Sigurinë' të firmosur së fundmi nga Donald Trump, ku një lumë kritikash i drejtohen Evropës nga administrata e tij. Miratimi i kësaj strategjie që u publikua nga Shtëpia e Bardhë erdhi vetëm pak ditë pasi SHBA i kanë kërkuar një delegacioni evropian që të marrë kontrollin e Nato-s brenda vitit 2027.
Europe has been underestimating its own power, especially towards Russia. We should be more self confident.
— Kaja Kallas (@kajakallas) December 6, 2025
The United States is still our biggest ally. And it's in the interest of the U.S. that we work together.
Extracts from my intervention at the 2025 Doha Forum ↓ pic.twitter.com/AgSi2f461g
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon me 700 dronë e raketa disa qytete ukrainase, disa të plagosur! SHBA-Ukrainë: Moska të tregojë vullnet për shtensionim








