Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya ka siguruar një vizë qëndrimi në Poloni pasi kërkoi azil politik menjëherë pas kërcënimit që mori nga autoritet e vendit të saj. Ende nuk është bërë me dije se sa do të zgjasë viza për atleten, ndërsa ajo aktualisht po qëndron në ambientet e ambasadës polake.
Në lidhje me vizën që Polonia i ka ofruar atletes Tsimanouskaya ka reaguar edhe zv.ministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz i cili është shprehur se atletja është në kontakt të drejtpërdrejtë me diplomatët polakë në Tokio. Teksa ai ka theksuar se Polonia do të bëjë gjithçka që atletja të vazhdojë karrierën e saj.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja edhe partneri i sportistes është larguar mbrëmjen e djeshme nga Bjellorusia dhe është zhvendosur në Ukrainë, me shpresën që do të takohet me partneren e tij në Poloni.
Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya ditën e djeshme i ka kërkuar mbrojtje Komitetit Olimpik Kombëtar pasi kishte frikë për sigurinë sepse Federata e saj dha urdhrin që të largohej nga Japonia. Tsimanouskaya përmes një postimi në Instagram kritikuar trajnerin e saj për neglizhencë. Atletja pritej të garonte ditën e sotme në garën 200 metra të grave, por ajo ishte ankuar se e kishin futur në një garë tjetër pa dëshirën e saj.
Kompiteti Olimpik Ndërkombëtar është interesuar në lidhje me këtë situatë tek autoritete bjelloruse, të cilat ishin shprehur se atletja ishte larguar për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike.
Pas statusit të atletes Tsimanouskaya mediat e vendit në Bjellorusi nisën një fushatë kundër saj. Pas kësaj situate atletja kishte frikë të kthehej në Bjellorusi, pasi ekipi trajnues i shkoi në dhomë dhe i dha një orë kohë për të bërë gati valixhen. Më pas ata e dërguan me forcë në aeroportin e Tokios, Haneda. Marrja me forcë për ta larguar nga Bjellorusia e bëri atleten të kërkonte azil në një nga vendet e Europës, ku Polonia ishte e para që ia miratoi.