Kritiku i artit: Jemi si në luftë, por teatri s’duhet ‘të vdesë’

Kritiku i artit Miho Gjini tetë muaj të pandemisë covid 19 i ka kaluar mes trevave shqipfolëse ku ka frymuar art edhe Greqisë, vendit ku prej 30 vitesh jeton. Teka na rrëfen në “ReportTV”, se pandemia është një hije e zezë që ka rënë kudo mbi njerëzit e thjeshtë, ai ndalet veçanërisht në dëmin e madh, që po shkakton në art dhe kulturë. Gjini mendon se kurrsesi nuk mund të ketë teatër pa spektatorë

 “Covid 19 u preu krahët edhe përgjysmoi shpirtin njerëzve, bllokoi lëvizjet. Për teatrin kjo është vdekje. Nuk mund të ketë teatër pa spektatorë. Është një emocion i përbashkët, ku artistët edhe spektatorët ndihmojnë njëri-tjetrin, çfarë duhet bërë në këto rrethana?! Bllokim, izolim, njerëzit e teatrit nisën që të mendojnë. Me maska? Dakord, në Greqinë e Vjetër kështu zhvillohej. T’i heqim maskat nga skena edhe t’ia vëmë publikut, por nuk duhet të vdesë teatri. Qoftë edhe teatër më një aktor apo dy aktorë, por në këtë kohë teatri nuk duhet të vdesë”, shprehet kritiku i artit Miho Gjini.

Gjini na rrëfen, se si njerëzit e teatrit edhe pa mbështetje të institucioneve nuk i pezulluan festivalet teatrore, duke dhënë një shembull që duhet të ndiqet në muajt që pasojnë, pasi teatrot as në luftë nuk duhet të mbyllen.

“Njerëzit e teatrit bën teatrot, se shpirti i tyre nuk mund të përgjysmohej. Kam qenë në tre festivale, në Dibrën e Madhe, Elbasan edhe Peja. Festivalet u zhvilluan në ambiente të hapura, publiku i ftuar ishte në distancë. Kjo ndodhi edhe në Elbasan ku Luzia Xhuvani edhe Vasjan Lami brenda në një mjedis të mrekullueshëm të kështjellës, me një diadramë të punuar nga një regjisor francez na solli një mrekulli. Një performanc arti skenik, që gozhdoi publikun. Pra , ky është shembulli që teatri do të jetoi edhe në këto kushte. Po, kështu në Pejë disa shfaqje patën po këtë strukturë, por pamë edhe perfomanca të studentëve të arteve. Jemi si në luftë, por teatri nuk duhet të mbyllet”, thotë Gjini.
Sa i përket cilësisë të shfaqjeve teatrore, që prezantohen në këto festivale në këto 30 vite, Miho Gjini shpreh keqardhje, që ministrja e Kulturës s’vë dorë

“Ministrja e Kulturës, nga festivalet që bëhen ka heq dorë plotësisht. Ajo mund të jap lekë, por se çfarë bëhet më pas me ta s’pyet më. Nuk ka asnjë që të bëjë analiza, nëse do të mbahet apo jo kjo strukturë. Pasi s’mund të ketë festivale të njëjtë, ku shohim të njëjtat shfaqje në çdo festival për dhjetë apo njëzet vjet. Është një tmerr”, përfundon Miho Gjini.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta