Kriza brenda PD/ Pampuri i përgjigjet Bardhit: Deputetët s’janë tabelë qitje për të shfryrë mllefet

Kriza brenda PD/ Pampuri i përgjigjet Bardhit: Deputetët s’janë tabelë qitje për të shfryrë mllefet

1690535162_pampuri.jpg

Partia Demokratike zhvillon nesër zgjedhjet për Kryetar. Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Orjola Pampuri ka “rrëzuar” vendimin e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, për anulimin e këtij procesi, duke theksuar se deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve, nuk gëzojnë vërtetësi. Ajo shkruan se reagimet e Bardhit janë shfryrje mllefesh. 

“Si Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të theksoj se;

Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi.

Nxitimin për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim. Kjo duhet të marrë fund. Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e qëndrime, por të flitet në emër të grupit, pa pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve është e tepërt.

Nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t’i atribuohen grupit parlamentar.

Partia Demokratike është e demokratëve, deputetët janë njerëz me dinjitet e integritet, dhe në asnjë moment nuk mund të shndërrohen në tabele qitje për të shfryrë mllefet e frustrimet e brendshme të askujt, apo për të mbrojtur interesat personalë të dikujt”- tha Pampuri.


Lajmi kryesor:

Përplasja në PD/ Bardhi kërkon në Gjykatë çregjistrimin e Bashës si kryetar! Grupi i PD: Të anulohen zgjedhjet, akt përçarës


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI