Kriza në blegtori u thellua më tej në vitin 2023. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i gjedhëve ku përfshihen edhe lopët ra në 263 mijë krerë nga 298 mijë krerë në vitin 2022. E njëjta ka ndodhur edhe me numrin e deleve dhe të dhive, pasi fermat janë tkurrur me afro 130 mijë krerë. E gjithë kjo situatë ka sjellë rënie të prodhimeve blegtorale, e për pasojë ka shkaktuar rritje të fortë të çmimeve të produkteve të mishit dhe bulmetit.
Referuar raportit të INSTAT, vitin e kaluar u prodhuan 901 mijë tonë qumësht nga 970 mijë tonë që ishte prodhimi në vitin 2022. Ndërsa pesha e mishit të gjallë është tkurrur me 5 mijë tonë nga viti 2022 në 2023-shin.
Si rezultat i uljes së sasisë së qumështit të prodhuar, çmimet vijojnë të jenë të larta ku një litër po tregtohet deri në 200 lekë, po ashtu edhe për kosin. Ndërsa çmimi i djathit nis nga 600 lekë e lartë, kurse mishi i vicit ka mbetur në vlerën 1200 lekë/kg.
Ndërsa në një dekadë numri i krerëve të lopëve, deleve e dhive është ulur me 677 mijë krerë. Shkak për këtë rënie të fortë të blegtorisë sipas ekspertëve është bërë mbështetja financiare e ulët e fermerëve, favorizimi i importit dhe nga ana tjetër edhe shpopullimi i zonave rurale.
Prej vitesh ky sektor kërkon që subvencionimi i blegtorëve të mos bëhet për krerë bagëtish por për çdo litër qumësht. Por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhët.
Aktualisht të gjithë blegtorët marrin 1200 lekë për krerë delesh apo dhish, dhe marrin 10 mijë lekë për çdo lopë. Boshllëku i madh që po krijohet me prodhimet blegtorale, po mbulohet me importin që po konkurron tashmë prodhimin vendas masivisht nëpër markete.
Nga viti 2020 e deri në fund të muajit prill të këtij viti vendi ka importuar nga jashtë kafshë të gjalla me vlerë 19,8 miliardë lekë ose afro 194 milionë euro, shifër e cila po rritet me ritme të shpejta si rezultat i tkurrjes së tufave në vend.
NUMRI I LOPËVE, DHIVE E DELEVE
Viti 2013 2,427 mijë krerë
Viti 2023 1,750 mijë krerë
Rënia -677mijë krerë
IMPORTI I KAFSHËVE TË GJALLA
Viti 2020 3,025,514,097 lekë
Viti 2021 3,879,909,020 lekë
Viti 2022 4,859,331,601 lekë
Viti 2023 5,593,218,325 lekë
Viti 2024 2,500,634,562 lekë
Total 19,858,607,605 lekë
K.T./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
11.5%
-
S'do votoj
6.9%
Vota total: 591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria 'vjel' frytet e turizmit! Vjet të huajt harxhuan gati 5 miliard € , rritje me 818 mln €
25 Mars, 15:02
-
Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%
24 Mars, 13:22
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Rritet numri i vizitorëve dhe i netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese! Më shumë pushues nga Italia, Kosova e Gjermania
17 Mars, 16:45
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Personazh/ Jeta e vështirë e blegtorëve në Has! Dina: 3 km çdo ditë për të kullotur delet, edhe maleve u kanë dalë pronarët
16 Mars, 15:49
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Jep kredi e mbledh kursime! Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51% e aksioneve të shtetit! Kush përfiton
12 Mars, 16:03
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars, 15:09
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58