Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë zotuar të japin 1 miliard € për të ndihmuar agjencitë e OKB-së që të mbështesë refugjatët sirianë në Lindjen e Mesme. Ndihma monetare do të shërbejë si një përpjekje për të frenuar rrjedhjen e emigrantëve drejt Evropës
 
Sipas informacioneve ndihmat do të shpërndahen për në Liban, Jordani dhe Turqi, ku miliona sirianë kanë udhëtuar që nga viti 2011.
 
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord gjithashtu mbi forcimin e kufirit të jashtëm të BE-së.

Samiti emergjent i mbajtur në Bruksel u përshkrua si "i shkëlqyer", pavarësisht disa debateve mbi zhvendosjen e 120.000 emigrantëve.

Sllovakia është në mesin e disa shteteve të BE-së që kundërshtoi kuotat e detyrueshme, të vendosura nga këshilli i BE-së për ndarjen e emigrantëve dhe është duke hapur një sfidë ligjore për këtë problem.
Rreth gjysmë milioni emigrantë kanë mbërritur në Evropë këtë vit, duke u bërë dhe shkak i një ekspozimi ndarjesh të thella në BE.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)