Kriza e mishit në 1985, Dervishi:
Në Elbasan hëngrën qen e mace

Kriza e mishit në 1985, Dervishi:<br />Në Elbasan hëngrën qen e mace<br>
Në vitin 1985 i gjithë vendi u përfshi nga kriza e mishit. Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi shkruan në Facebook një fakt tronditës, teksa publikon një format tolloni që shërbente për blerjen e ushqimeve në kohën e regjimit komunist.

Sipas tij, në Elbasan qytetarët kanë ngrënë qen dhe mace për të plotësuar nevojat për mish. ""Njeriu i ri" i socializmit u shpërfytyrua aq shumë saqë në vitin 1985 nga nevoja për mish, p.sh. në Elbasan janë ngrënë edhe qen e mace. As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace", shkruan Dervishi. 

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit: 

Tolloni i kategorisë "F"
Siç edhe dihet, regjimi komunist i fukarallëkut, urisë dhe mizerjes, me triska e nisi dhe me triska e bitisi sundimin e tij. Asnjë blerës nuk mund të siguronte mallin pa paraqitur tollonin, të cilën e merrte në këshillin popullor të lagjes pasi ishte hetuar mirë e mirë e kaluara e tij. 
Kjo është triska e kategorisë "F", për ata që punonin në fshat, por jo për fshatarët e kooperativave, të cilët nuk e gëzonin të drejtën e tollonit. Siç edhe mund të shihet, sheqeri, sapuni, vajguri dhe madje edhe kripa ishin tejet të racionuara. Nga mungesa e sapunit, shqiptarët kishin edhe probleme higjiene.
Një familje fshatari merrte në atë kohë 2 kg mish në vit, një rekord historik ky që nuk ka pushtues që ia ka vendosur shqiptarit. 
Kur regjimi hyri në fazën e fundit të lajthitjes së tij që e çoi në shkërmoqje ishin të racionuara dhe me tollon: mishi, sallami, djathi, veza, orizi, fasulja, kafeja, veza, etj. Për qumështin e kosin nuk paraqitej tollon, pasi tregu nuk furnizohej rregullisht.
Tolloni jepej për një muaj. Zakonisht në rastin më të mirë, një familje me 4 persona merrte 2 kg mish, 30 kokrra vezë dhe 2 kg djathë.
"Njeriu i ri" i socializmit u shpërfytyrua aq shumë saqë në vitin 1985 nga nevoja për mish, p.sh. në Elbasan janë ngrënë edhe qen e mace. As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace.

kastriot dervishi
(Postimi i Kastriot Dervishit në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë