Më shumë se 200 revista shëndetësore në të gjithë botën po botojnë të njëjtën thirrje ndaj udhëheqësve që të ndërmarrin veprime emergjente për ndryshimet klimatike dhe të mbrojnë shëndetin.
British Medical Journal tha se është hera e parë që kaq shumë botime mblidhen për të bërë të njëjtën deklaratë, duke pasqyruar ashpërsinë e situatës.
Shkenca është e qartë, një rritje e temperaturave globale prej 1.5 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale dhe humbja e vazhdueshme e biodiversitetit rrezikojnë dëmtime katastrofike për shëndetin që do të jetë e pamundur të kthehen mbrapsht.
"Ne jemi të bashkuar në njohjen se vetëm ndryshimet themelore dhe të barabarta të shoqërive do të ndryshojnë trajektoren tonë aktuale. Kërcënimi më i madh për shëndetin publik global është dështimi i vazhdueshëm i udhëheqësve botërorë për të mbajtur temperaturën globale nën 1.5 gradë Celsius dhe për të rikthyer natyrën. Ndryshimet urgjente, të gjera në shoqëri duhet të bëhen dhe do të çojnë në një botë më të drejtë dhe më të shëndetshme. Ne, si redaktorë të revistave shëndetësore, u bëjmë thirrje qeverive dhe udhëheqësve të tjerë të veprojnë, duke e shënuar vitin 2021 si vitin që bota më në fund ndryshon kurs", thuhet në artikujt e publikuar