Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka paralajmëruar se zgjidhja e krizës për emigrantët është ende larg.Ajo i tha deputetëve gjermanë se masat e fundit të rëna dakort të mërkurën nga vendet e BE-së nuk kanë si qëllim zhvendosjen selektive të emigrantëve.

Merkel theksoi se vendet e Bashkimit Europian kanë si qëllim  shpërndarjen e refugjatëve në mesin e shteteve anëtare.

“Ky është një hap i parë, por ne jemi ende larg nga ku duhet të jemi. Unë jam thellësisht e bindur se ajo që Europa ka nevojë nuk është zhvendosja selektiv e emigrantëve, por një është një proces i përhershëm për shpërndarjen e refugjatëve në mesin e shteteve anëtare” – u shpreh Merkel në Parlamentin e Gjermanisë.

Të martën, ministrat e BE-së mbështetën kuotat e detyrueshme për të ndarë 120 mijë refugjatë në mesin e vendeve anëtare të BE-së. Kuotat e detyrueshme u votuan me shumicë dhe u kundërshtua ashpër nga disa vende.

Fluksi i emigrantëve në kufij të Europës vazhdon të jetë i lartë. Hungaria shpalli një tjetër rekord pasi vetëm ditën e mërkurë kanë mbëritur në kufi 10,046 refugjatë.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)