GJERMANI – Një parti e krahut të djathtë në Gjermani i ka kërkuar kancelares, Angela Merkel të japë dorëheqjen pas kritikave mbi përballimin e krizës së refugjatëve.
Euroskeptikët “Alternativa për Gjermaninë” e ka cilësuar sjelljen e qeverisë gjermane si shkaktare të “kaosit të azilit”.
Kërkesa për dorëheqje u bë pas një konference të kësaj partie. Kreu i AfD, Frauke Petry tha se Merkel ka ngritur duart dhe nuk e di sesa emigrantë do të vijnë në Gjermani.
Thirrja për dorëheqje vjen pasi liderët e BE-së vendosën t’i japin para Turqisë në shkëmbim të frenimit të numrit të emigrantëve që kalojnë përmes këtij vendi në Evropë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com