Kriza ekonomike, Braçe thirrje bujqve dhe blegtorëve: Të shtunën të jemi tek Kongresi i PS, ky është momenti për të folur hapur për hallet tona

Kriza ekonomike, Braçe thirrje bujqve dhe blegtorëve: Të shtunën të jemi tek Kongresi i PS, ky është momenti për të folur hapur për hallet tona

Deputeti i PS, Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë thirrje blegtorëve dhe bujqve të vendit të flasim për të gjitha sfidat me të cilat po përballen, hapur, ditën e Kongresit të Partisë Socialiste, ku siç është thënë do të ketë hapësirë për bashkëbisedim me qytetarët.

Me një video të shkurtër ai ka propozuar që Shqipëria të marrë për bazë rekomandimet e Bankës Botërore për përballimin e krizës ushqimore, të çmimeve dhe burimeve duke zbatuar këto dy pika:

  1. Heqje të menjëhershme të barrierave dhe hapjen e tregut të imputeve bujqësore, plehrave komi dhe përdorimin efikas te tyre.
  2. Mbështetje më të madhe e më efikase buxhetore për prodhuesit bujqësor e blegtoral ne vend.

“A dëgjon më njeri në këtë vend?”, kjo ishte pyetja ironike e Braçës, duke thënë se ditën e Kongresit erdhi momenti për “t’i flasim hapur PS për hallet tona”.

“A dëgjon më njeri në këtë vend?

Për krizën e ushqimeve, të çmimeve dhe burimeve!

Urdhëroni çfarë rekomandon Banka Botërore edhe për Shqipërinë.

Heqje të menjëhershme të barrierave dhe hapjen e tregut të imputeve bujqësore, plehrave komi dhe përdorimin efikas te tyre.

Mbështetje më të madhe e më efikase buxhetore për prodhuesit bujqësor e blegtoral ne vend.

Kam tre muaj që flas e argumentoj tamam për këto! Askush nuk dëgjon! Ndaj, të shtunën, në orën 9, në sheshin Nënë Tereza, t’i flasim PS tamam për hallin e bujkut, blegtorit, prodhimit të tyre dhe ushqimit tonë, ushqimit të të gjithëve.”, shkruan ai.

Kujtojmë se Kongresi i PS do të mbahet më 9 prill.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan