Kriza e viteve të fundit të Greqisë ka krijuar shpesh tundimin për t’u krahasuar me tragjeditë e antikitetit dhe e përditshmja italiane Corriere della Sera shkon një hap më tej duke i gjetur vendin në skenë heroit kryesor, ndihmësve të tij dhe kundërshtarëve. Heroi në qendër të skenës është kryeministri i vendit Aleksis Tsipras, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja për marrëveshjen me kreditorët duke ia lënë në dorë popullit grek, por propozimi i hedhur për votim nuk ekziston më në tavolinat e kreditorëve.
Sjellja e Tsipras është e ngjashme tragjeditë e Euripidit ku personazhet hyjnë në kundërshti me veten e tyre dhe fillojnë të dyshojnë mbi ngjarjet në të cilat kanë qenë protagonist, por koha për dyshime ka përfunduar.
Referendum i së dielës mund të jetë eventi i fundit në të cilin Tsipras gjendet si protagontë në skenën e politikës greke. Ndihmësi kryesor i heroit Tsipras, është ministri i financave, Janis Varufaqis, njeriu më i admiruar dhe fotografur në Greqi, por edhe më i kritikuari. Libri i tij më i njohur quhet ‘’minotauri global’’ në të cilin hedh tezën se hegjemonia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht minotaurit global, mbahet në këmbë nga gjithë bota që dërgon paratë në Wall Street.
Në rast se vota e së dielës do të jetë ‘’po’’, atëherë edhe Varufaqis mund të jetë në rrugën drejt minotaurit global, ku me siguri shumë universitete amerikane do t’i jepnin një vend në katedër.
Janis Sturnaras është guvernatori i bankës së Greqisë, por pak muaj më pare ishte minister në qeverinë proeuropiane të Andonis Samaras dhe për këtë arsye pas një vote ‘’jo’’ në referendum mund të largohet nga posti pa asnjë ceremoni, veçanërisht nëse Tsipras dhe Varufaqis vendosin të kthehen tek dhrahmia. I diplomuar në Oksford, Sturnaras është një mbështetës i bindur i monedhës së përbashkët, euro. Në vitin 2000, ishte pikërisht Sturnaras që i ofroi një vend pedagogu në universitetin e athinës, një të riu shumë shpresëdhënës të quajtur Janis Varufaqis.
Në skenën e tragjedisë së tanishme greke Andonis Samaras është kundërshtari, por ashtu si Agamemnoni, edhe ai mund të vritet politikisht nga një femër. Një proeuropian i bindur që mori masa të ashpra kursimi në Greqi por që gjithashtu e ktheu vendin drejt një rritjeje modeste, Samaras i frikësohet zërave brenda partisë së tij Demokracia e Re që kërkojnë gjithmonë e më shumë Dora Bakojanis, ish ministre e jashtme.
Janis Dragasaqis është zëvendëskryeministër i Greqisë dhe njeriu më me eksperiencë brenda parties Siriza. Javën e kaluar, kur Varufaqis u ngrit nga tavolina e negociatave me kreditorët, ishte komunisti Dragasaqis që qëndroi ulur dhe disa ditë më vonë ishte përsëri ai që deklaroi se referendumi duhej anulluar. Nuk ka tragjedi greke pa tradhti.
I fundit në tragjedinë greke dhe njeriu që gjendet jashtë vorbullës është kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, një anti-Tsipras i vërtetë, por që ka dy probleme kryesore: e para, sepse shtypi gjerman ka folur mire për të dhe në situatën e sotme në Greqi diçka e tillë nuk shihet me sy të mire nga votuesit, dhe e dyta, është 72 vjeç pas padurimit dhe nxitimit të ditëve të fundit nga Tsipras dhe Varufaqis, mençuria që sjellin vitet e Butaris mund të jetë një vlerë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com