Kriza energjetike, eksperti Duleviç për Report Tv: Fasha 800 kilovat nuk do të aplikohet as në janar! Pa bursë s'e shet dot më shtrenjtë energjinë elektrike

Azmer Duleviç, ekspert për energjinë elektrike bëri një bilanc të vitit 2022, të cilin e cilësoi si një vit të vështirë energjetik, kjo për faktin e dinamikës së lëvizjes së çmimeve, pas luftës në Ukrainë. Gjatë një interviste me gazetarin Andi Kapxhiu, në emisionin ‘Shtypi i Ditës’, në Report Tv, Duleviç tha se nuk ka aplikim nga ERE për fashën 800 kilovat edhe për muajin janar, kështu që qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen.

‘Ka pasur luhatje të çmimeve në bursë. E gjitha ka nisur pak para se të fillonte konflikti në Ukrainë.  Tregu energjetik nuk është një treg shumë i qëndrueshëm është dinamik dhe ndryshon nga ora në orë. Gjatë natës çmimi është më i ulët dhe kjo ka ndikuar në mostabilitetin e sektorit energjetik.  Çmimi i energjisë në bursë është më i ulët se në momentin kur u linçua fasha. Konsumi i energjisë elektrike është shumë i madh dhe shkon dyfshin e normales. Mos të kenë frikë dhe mos të kenë merak, sa i përket aplikimit të fashës prej 800 kilovat, sepse nuk ka një aplikim pranë ERE-s. Pra në momentin që nuk ka një aplikim të re, fasha nuk duhet diskutuar pasi nuk ka aplikim qoftë nga ERE apo OSHEE. Kjo është një situatë dinamike nuk i dihet në muajit në vazhdim sesi do të paraqitet situata. Për muajin dhjetor dhe muajin janar vendi ynë e plotëson 100% nevojën për energji elektrike nga prodhimi vendas, madje në disa periudha të caktuar në muajin nëntor dhe dhjetor KESH ka shitur energji elektrike. Në marrim një bilanc vjetor vendi ynë mbulon me prodhimin vendas vetëm 70%. Nëse e marrim me periudha të caktuara mujore, ne e mbulojmë vet prodhimin vetjak. Por gjatë verës ne kemi nevojë dhe energjia që blejmë është më tepër se 30%. 70% ne mundemi që ti mbulojmë vetë. ’- u shpreh Duleviç.

Eksperti iu përgjigj gjatë emisionit ‘Shtypi i ditës’, të cilët e pyetën në lidhje me çmimin e blerjes së energjisë elektrike dhe shitjes së saj me çmim më të ulët. Sipas ekspertit faktor për këtë është se vendi ynë nuk ka bursë.

‘Vendi ynë nuk ka bursë. Bursa energjisë elektrike në vendin tonë nuk është funksionale. Ne kemi fatin e mirë që kemi prodhim hidro. Pa bursë nuk e shet dot më shtrenjte energjinë elektrike dhe shpresojmë të jetë funksionale në muajin mars.’- tha Duleviç.

Nisur nga situata e krizës energjetike qeveria  ka bërë thirrje se pavarësisht përmirësimit të situatës energjitike pas reshjeve të shiut, duhet të ketë kursim të energjisë elektrike. Me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, u mor vendimi për fashën 800 kËh qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kËh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 26/12/2022 10:46

    Po hyni ne burse paguani sa duhet e te sjpetojme ..ekspert

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje