Çmime stratosferike/ OSHEE blen mbi 24 mijë megavat rreth 6.4 mln euro për 5 ditë drita! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji

OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor.  Në total gjatë të dy ankandeve u siguruan 24.920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro, nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh.

Ankandi i parë u mbyll në orën 15.00 dhe OSHEE ka arritur të blej vetëm 19.400 megavat/orë me çmim mesatar 255.79 euro ose rreth 5 milionë euro. Për shkak se me këtë ankand nuk është arritur të sigurohet e gjithë sasia e nevojshme e energjisë elektrike, OSHEE hapi procedurën e radhës në orën 16.00. Në mbylljen e ankandit të dytë u siguruar blerja e 5520 MWh me çmim mesatar 258.47 dhe një vlerë rreth 1.4 milionë euro.

Ankandi është zhvilluar në tre faza, ku kanë marrë pjesë 10 kompani, të cilat kanë ofruar çmime deri në 300 euro për megavat orë. Ndërsa në bursa mëngjesin e sotëm çmimi për megavat ishte 219.5 euro. Ndërsa në fazën e tretë që është edhe ajo finale ku bëhet mbyllja e ankandit janë listuar në sistem kompanitë sipas çmimit më të ulët të ofruar.

“Ky ankand është hapur për datat 13-17 tetor për 44400 megavat në orë. Fillimisht bëhet një kërkesë në KESH dhe i kërkohet sasia totale të cilën do e mbulojë KESH për klientët fundor, më pas bëhet një përllogaritje e sasisë IPP, që e bën Furnizuesi i Tregut të Lirë, pasi grumbullohet kjo sasi del një shifër, e cila duhet blerë në treg. Janë tre faza për blerjen e energjisë, bëhet kjo faza e parë ku listohen kompanitë sa ofrojnë, pas një ore është faza e dytë, dhe më pas është faza e tretë dhe në fund të fazës platforma vendos një shirit të kuq dhe bën listimin e kompanive në bazë të çmimit të ofruar”, ka sqaruar Erina Rexhepi Administratore e Furnizuesit të Tregut të Lirë.   

Ndërkohë në ankandin e mëparshëm të këtij muaji për datat 4-10 tetor OSHEE importoi energji elektrike në vlerën e 13 mln eurove. OSHEE nga janari deri javën e parë të tetorit ka importuar nga jashtë 666 mijë megavat me një çmim mesatar 150 euro për megavat, dhe në total vlera e importit ka arritur në mbi 99 milionë euro. Në fillim të këtij viti si pasojë e situatës të prodhimit çmimi për megavat në import luhatej mes vlerës 50-60 euro.


Kompanitë që morën pjesë në ankandin e OSHEE

Kjo blerje e energjisë bëhet për të mbuluar nevojat me energji në të gjithë vendin, në një kohë kur rezervat tona hidrike nuk e mbulojnë dot të gjithë energjinë që harxhohet në vend. Ky ankand vjen në një kohë kur e gjithë bota ndodhet në një krizë energjetike, ndërsa 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen emergjente të energjisë, ku paraqiti edhe një plan më 3 pika për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Qeveria ‘Rama 3’ ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë dhe që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël.  

Gjithashtu qeveria vendosi të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

I.K/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 11/10/2021 21:35

    Shpallet ankand per dt 13-17 tetor, per mungese energjie?! Pikerisht keto dite qe priten shira ne te gjithe vendin, aq sa rrezik te detyrohemi te hapim portat e hidrocentraleve?! Ah... prandaj na paralajmeroi KM, per krizen e madhe qe na priste!

    Përgjigju
  • Bledi: 11/10/2021 20:12

    O zot cfar po i bejn ktij popull dhe prap gjith kok ulur.Edhe me keq ja befshi se mir e ka ky popull

    Përgjigju
  • Kesh: 11/10/2021 19:05

    Ku eshte korba e zeze dilte per dite e na thosh per sukseset e saj, perse nuk del tani ??

    Përgjigju
  • eri: 11/10/2021 17:01

    blej tashi derdhe pas 2 javesh korrupsion i gjall jo keqadministrim na mbyti shiu dihet gjithmon tetori nentori bje shum shi

    Përgjigju
  • adi: 11/10/2021 16:48

    Ok... ne e blejme ne ahtepite tona me kw. a me thot njeri ky megavati sa kw ka........... 1.10 ne fuqi te 6. se ne tregun e lir qenka 250 mi te vjetra 1 megavat.....njesia esht kv mbi ate vjen fatura. sa del llogaria

    Përgjigju
    • Sala: 11/10/2021 21:09

      1 megawatt eshte 1.000 kilowatt, pra kemi blere rreth 25.000.000 kilowatt

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja