Faturimi me fasha që nis prej 1 tetorit, do të gjejë në terren Task Forcën e energjisë për lidhjet e paligjshme, me frikën se mund të shtohen abuzimet për të shmangur kalimin e 800 kilovat për orë në muaj.
‘Task forca do të kontrollojë edhe funksionimin e OSHEE për të ndalur abuzimet, pas vendosjes së fashës. Janë 40 mijë familje që e kalojnë fashën prej 800 kilovatësh.’- u shpreh ministrja.
Administrata nuk do ta kalojë vetëm me këshilla situatën e krizës energjetike.
“Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikëqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë”.- u shpreh Balluku.
Mbështetje qeveria paralajmëron t’i japë edhe bizneseve që prodhojnë energji me panele diellore, siç do bëjë prej nëntorit me familjet që vendosin panale për ngrohjen e ujit.
“Do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga fotovoltaiket”.- tha Balluku.
Me krizën globale që duket të zgjasë, qeveria po mendon të zgjerojë burimet për të prodhuar energji. Sytë janë nga nderimi i impianteve eolike për të cilat u shpallën fituese 6 kompani nga 17 që ishin pjesëmarrëse. Kompanitë fituese në tenderin e hapur në muajin korrik, duhet të dorëzojnë ofertat për çmimin me të cilin do të prodhojnë energji.
‘Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet. Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar. Janë kompani franceze, gjermane, turke, dhe shqiptare. Kemi vendosur një tavan, që do të jetë 75 euro për megavat orë. Ofertat duhet të jetë më pak se ky tavan. Duke qenë se çmimet janë të paparashikueshme në tregjet e huaja. Ky do jetë përfitim për ne për lidhjen e kontratës me çmim maksimal deri në 75 euro.” - u shpreh Balluku.
Vitin e ardhshëm pritet të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga TEC-i lundrues në Vlorë dhe pritet të vihet në punë edhe termocentrali në qytetin bregdetar që prej 2011 është në konservim.
Kujtojmë se projekti pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore. Sipas ministres, kjo sjell ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Në 1 tetor do të nisë gara për ofruesit e impianteve diellore ndërsa nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i qytetarëve në portalin elektronik.
Kompanitë fituese
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës do të nis në janar të vitit 2023.
Në 2023 pritet të vihet në punë TEC i vlorë.- tha Balluku.
Balluku e ka cilësuar më herët TEC një arritje të madhe do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm. Ajo tha se pjesë e marrëveshjes është që investimi do të bëhet nga SHBA dhe se do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë, energji që do të blihet nga shteti shqiptar.
Balluku bëri me dije se task forca për kontrollin e lidhjeve të paligjshme do të nisë më 1 tetor dhe targeti do të jetë të ulë me 15% konsumin mujor të energjisë.
‘Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.
Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq.’- tha Balluku.
E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku ministrja Balluku u shpreh se për kursimin e energjisë do ndërtohen disa parqe eolike.
‘Ne kemi marrë dhe do ndërmarrim një sërë hapash të cilat facilitojnë shkëmbimin e energjisë.
Siç do të mbështesim familjet për të prodhuar energji me panele diellore, do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga fotovoltaikët. Nëse do të prodhojnë energji vetëm për konsum, do i lehtësojmë. Për shkëmbim nuk mund të flitet. Do të prodhojë nga 100 deri në 150 megavat për orë, ne synojmë të marrim maksimumin. Nuk do të ndërtohet vetëm një park por disa parqe Eolike.’- tha Balluku.
Projekt pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore.
PARQET E ERES TI JEPEN KOMPANIVE SHQIPTARE,,,,QE TE ARDHURAT TI KALOJNE SHTETIT DHE KOMPANIVE SHQIPTARE,,,,,ASNJE LEJE PER FIRMA TE HUAJA....
Përgjigjujepi lejet per turbinat e eres,,,moj ministre,,,,,mos i shtrengo lejet.....baxh...e muti....
PërgjigjuKeni 10 vjet ne pushtet dhe deri me sot per energjine nuk eshte bere fare pune.Jeni te vonuar si me parqet eolike dhe me ato fotovoltairike duke mos shfrytezuar favoret klimaterike qe zoti i ka fal Shqiperuse ,si uji ,era dhe 300 dite te plota me diell. Keni harxhuar deri tani per energjine mbi 350 milion euro ,dhe a mendoni se me keto para po ti investonte shteti do kishim tre oarqe te medha si ai i Karavadtas probe publike.TECi i Vlores kur erdhi PS nuk ishte ne pube se kushte difekt !Kush e mori ne direzim kur diget qe shqiptaret paguan 100 milion dollar prr ngritjen e tij ? Ka 10 vjet ne ruajthe ,kush ndikoi te vohej ne pune ? Pergjegjesua bie ne ministrin e industrise qe drejtohej nga Gjiknuri se Balluku bone u vu ne r pergjesine pensle qe duget te mbajne ate post . E bera kete panorama te shkurter per te nxjerr ne oah krimin qe eshte bere me investimet ne energjetik megjith punen e mire e bere me reformimin e saj
PërgjigjuAdminsitrata të punoje nga ora 08:00-15:00 keshtu harxhojne me pak emergji! Po ashtu shkollat të bejne oret 40 minuta pasi mbaron me shpejt mesimi në shkolla ! Keshtu reduktohet sadopak konsumi
PërgjigjuNe nje artikull lexova qe prodhimi i energjise nga era del me kosto me te larte atehere perse mos te ndertoni hidrocentrale te tjere ?
Përgjigju